
Po e nisim me dy fakte:
Të gjithë vdesin të këndojnë.
Jo të gjithë e çojnë performancën përtej dushit.
Mesa duket, Ben Affleck bën pjesë të lista e parë dhe nuk ka frikë të tregojë aftësitë e tij, edhe pse kur ka përballë (ose në krah) një këngëtare si J.Lo.
Ai dhe bashkëshortja, Jennifer Lopez Affleck organizuan një festë të madhe Krishtlindjesh dhe ndodhën shumë gjëra, por më e rëndësishmja: Ben Affleck në mikrofon!
View this post on Instagram
Ben këndoi me të gjithë fuqinë e kraharorit, me sportivitet, dëshirë dhe as nuk e vrau mendjen hiç për të qeshurat
(dhe brohorimat mbështetëse) në sfond, sepse e di që ka qejfin e vet dhe se në fund të fundit, të tjerët ishin të ftuar te shtëpia e tij. ;)
Pra, sa herë që ti të duash të këndosh me shpirt “Ndarja” nga Mimoza Shkodra, por ke frikë se ndoshta stonon, kujto Ben Affleck që nuk i ndahet mikrofonit dhe herë pas here, tingëllon mirë. Plus, askush nuk do e ketë mendjen tek ti, por tek teksti.
Rikthehemi te festa!
Sipas “Entertainment Tonight”, festa u zhvillua në shtëpinë e çiftit të Hollywood dhe të ftuar ishin: Kim Kardashian, Doja Cat, Billie Eilish e shumë të tjerë. Qartazi, nuk ishte ai rregulli që të ndalonin telefonat, (ndryshe nga dasma) dhe shumë video dhe momente qarkulluan online.
View this post on Instagram
Kjo është festa e parë e Ben dhe Jen si çift i martuar dhe burimet thonë se ata u argëtuan shumë ndërkohë që e organizonin dhe mesa duket, ndihen shumë krenarë.
Artikuj të sugjeruar:
- Ja kush është V.I.P-i më i pasjellshëm dhe dorështrënguar, sipas njerëzve në rrjetet sociale
- J.Lo vjen me një album të ri, por emri i tij na tingëllon shumë i dëgjuar
- J.Lo nuk na lejon ta “harrojmë” dasmën e saj, ndan të tjera foto fantastike
- Duhet ta shihni performancën surprizë të J.Lo për Ben Affleck, në dasmën e tyre