Horoscope

Nëse mërzitesh kur nuk të kthejnë përgjigje, më mirë mos u shkruaj këtyre 3 shenjave

Nëse mërzitesh kur nuk të kthejnë përgjigje, më
Igor Suka/E+/Getty Images

E ke parasysh kur i shkruan dikujt dhe sigurisht, do përgjigje maksimumi, brenda 30 minutave, se le të jemi të sinqertë, nëse do doje përgjigje pas 2 muajsh, do dërgoje një pëllumb. Por që ka 3 shenja horoskopi që rrallë i gjen online dhe ndonjëherë, nuk merr kurrë përgjigje prej tyre.

Demi

Demët janë “armiq të certifikuar” të kulturës 24/7 online dhe shpeshherë kërkojnë arsye për t’u shkëputur nga telefoni. Ata vendosin rregulla me veten që të mos kontrollojnë mesazhet apo email-et në një fashë të caktuar orari, për të shijuar ditën e tyre.
 
Si një shenjë Toke e sunduar nga Afërdita, që ka prioritet rehati dhe raporte të shëndetshme, Demët janë gjithashtu shumë striktë kur bëhet fjalë për të tjerët që janë online. Ata mund t’i kërkojnë personit të zemrës të mos dërgojë mesazhe gjatë darkës ose të vendosin një rregull për një darkë me miqtë që askush të mos prekë telefonin.

Shigjetari

Shigjetari ka qejf të testojë veten, ndaj jo rrallëherë shkëputet nga jeta online, thjesht për të “parë se ç’do të ndodhë”. Për Shigjetarin, jeta pa internet do të thotë privatësi e plotë. 

Kjo shenjë Zjarri mund të lërë qëllimisht telefonin në shtëpi gjatë një udhëtimi, për të shijuar vërtet jetën dhe shpesh lejon që telefoni të arrijë deri në 1% bateri, pa u shqetësuar për karikuesin. (Ndërkohë, shenjat e tjera do të hynin në panik.)
 
Si një shenjë e sunduar nga Jupiteri filozofik, Shigjetari do të jetojë plotësisht çdo moment. Nëse po bën një bisedë të thellë me një mik, po shëtit, ose po përpiqet të mësojë diçka të re, Shigjetari nuk do të shpërqendrohet nga teknologjia.

Makthi i Shigjetarit? Një email gjatë udhëtimit!

Ujori

Ujori janë ndër shenjat më misterioze të zodiakut dhe kjo lidhet shumë me përçmimin e tij për të qenë online. Duke qenë se nuk do të jetojë jetën në internet, Ujori rrallë poston në rrjetet sociale dhe pothuajse kurrë nuk e merr vesh se cili është trendi i fundit në TikTok.
 
Ndërsa shenjat e tjera gëzohen të përgjigjen menjëherë në një mesazh, Ujorët preferon t’i lërë të gjithë në pritje. Si një shenjë rebele dhe e sunduar nga Urani, një Ujor nuk do të jetë kurrsesi i lidhur me telefonin e tij.

 

REELS

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

Supermodelja afrikano-jugore Candace Swanepoel e ka ruajtur me se miri imazhin e ideales se Victoria Secret: Embelsi ne portret, linja perfekte, ecje perfekte, floke perfekte. Ishte wow! 36-vjecarja nene e dy femijeve deshmoi jo vetem per genet e jashtezakonshme, po edhe disiplinen qe ka e qe e ndihmon te jete ne kete forme te mahnitshmw.

Une 6 vjec me sandalet e mamit duke bere sfilate te oborri i shtepise para kusherires 3 vjecare dhe qenit

Braziliania 44-vjecare Adriana Lima gjithmone nje bishe e pasareles! #victoriasecretfashionshow

#victoriassecretfashionshow

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!