Horoscope

Nuk duam të përhapim panik, por këto shenja mund të ndahen gjatë tetorit

Nuk duam të përhapim panik, por këto shenja mund të ndahen
Getty

Tetori po përfshihet nga energji të forta, me Hënën e plotë në Dash, Afërditën në Peshore dhe Plutonin që del nga prapavija në Ujor. Këto planete krijojnë tensione mes dëshirës për dashuri dhe nevojës për liri, duke i vënë marrëdhëniet në provë.

Binjakët dhe komunikimi: Kur fjalët nuk mjaftojnë

Tetor sjell tension në komunikim, Binjak! Ti do të jesh më i drejtpërdrejtë dhe ndoshta më kritik se zakonisht, gjë që mund të krijojë mosmarrëveshje. Afërdita në Peshore kërkon balancë në dashuri, por ti mund të ndihesh sikur po sakrifikon lirinë tënde. Nëse ke qenë në një lidhje ku ndihesh i kontrolluar ose i keqkuptuar, mund të vendosësh të largohesh për të marrë frymë lirisht.

Nga ana tjetër, nëse ke qenë i pavendosur mes dy personave ose mes dashurisë dhe vetes, tetori të detyron të zgjedhësh një drejtim.

Gaforrja dhe ndjeshmëria: Zemra kërkon siguri, jo dilema

Gaforre, je një nga shenjat më emocionale dhe intuitive, ndaj tetori do të ndiejë çdo ndryshim në atmosferë. Nëse partneri yt është distancuar emocionalisht, do ta ndjesh menjëherë.

Kjo periudhë sjell ndjenja të vjetra në sipërfaqe, ndoshta edhe kujtime nga marrëdhënie të kaluara që nuk janë shëruar plotësisht. Nëse ke qenë duke mbajtur një lidhje vetëm nga frika e vetmisë, universi mund të të detyrojë ta lëshosh.

Por mos harro: Çdo fund për ty është një fillim më i butë dhe më i vërtetë.

Akrepi në udhëkryq: Fund ose rilindje?

Ky është muaji yt transformues, Akrep! Plutoni, sunduesi yt, del nga prapavija dhe rimerr fuqinë, por edhe dëshirën për të vërtetën. Në dashuri, asgjë s’mund të fshihet më nën sipërfaqe. Nëse ka pasur manipulim, pasiguri apo mungesë besimi, gjithçka do të dalë në dritë. Mund të jesh përballë një zgjedhjeje të fortë: ta përballosh të vërtetën me partnerin apo të mbyllësh një cikël që ka përfunduar prej kohësh.

Nëse marrëdhënia është e ndërtuar mbi bazë të fortë emocionale, do të mbijetojë. Por nëse është e konsumuar, do digjet si një pasion që s’mund të kontrollohet më.

Bricjapi, mes dy gjërave që do më shumë: Kur ambicia përplaset me dashurinë

Ky muaj është një test për ekuilibrin midis karrierës dhe jetës personale. Ti mund të ndihesh i lodhur nga përgjegjësitë, dhe nëse partneri nuk të kupton ose të shton presionin, mund të vendosësh të marrësh një distancë.

Afërdita në Peshore ndikon në reputacionin tënd dhe të bën të mendosh për marrëdhëniet që nuk janë më në përputhje me rrugën tënde profesionale. Nëse ke ndjesinë se je gjithmonë ai që jep më shumë, universi mund të të shtyjë të thuash “mjaft!”. Por kjo ndarje mund të sjellë edhe një version më të fortë të vetes. 

Ujori dhe pavarësia: Liria bëhet prioritet

Plutoni po del nga prapavija në shenjën tënde dhe ti po rilind si një person krejt tjetër.
Tetor të gjen më të vetëdijshëm për atë që do dhe më pak të gatshëm për të bërë kompromise me veten. Nëse ndihesh i kufizuar në marrëdhënie, ose nëse partneri yt nuk e pranon versionin tënd të ri, mund të vendosësh të shkëputesh.

Ky s’është një veprim impulsiv, por një zgjedhje e pjekur për të jetuar në përputhje me të vërtetën tënde. Nëse ndarja ndodh, do të jetë për të hapur rrugë një dashurie që të jep frymë, jo që ta merr atë.

Si përfundim, ky është muaji i së vërtetës në dashuri! Nuk ka më iluzione, as justifikime.

Nëse diçka përfundon, është sepse shpirti yt po të shtyn drejt një dashurie më autentike, më të pjekur dhe më të ndershme. Plutoni pastron, Afërdita ekuilibron dhe

Hëna në Dash sjell guximin për të filluar sërish. Nëse ndarja vjen, mos e shih si humbje, por si çlirim. Ndonjëherë universi i heq gjërat që s’të përkasin më, për t’u hapur rrugë dashurive të reja!

 

REELS

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili