
Ndryshon rendi botëror i njerëzve më të pasur: Harrojeni Bill Gates!
Në listën që revista ekonomike “Forbes” publikon çdo vit, Bill Gates ka mbajtur për disa vite “kurorën” e njeriut më të pasur në botë. Mirëpo duket se ky nuk është një vit i mbarë për manjatin amerikan, pasi ai nuk është më njeriu më i pasur në botë! Që prej të mërkurës, vendin e parë e gëzon Amancio Ortega, sipërmarrësi që qëndron pas konglomeratit të njohur të firmave të veshjeve Inditex.
Portofoli i Inditex përfshin emra të njohur si: Zara, Massimo Dutti apo Pull & Bear, të cilat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në vlerën e aksioneve të tyre sipas indekseve ndërkombëtare. Një tregues i tillë e ka rritur pasurinë e Ortegës nga 77.8 miliardë dollarë në 79.5 miliardë dollarë. Kurse ajo e Gates vlerësohet në 78.5 miliardë dollarë.
Ndonëse ai është njeriu më i pasur në botë, duhet thënë se fillimet e Amancio-s nuk ishin të lehta. Ai e nisi biznesin e tij të parë me vetëm 100 dollarë në vendin e lindjes, duke shitur të brendshme, pizhama dhe veshje për gjumë. Shumë shpejt biznesi i tij u rrit duke u kthyer në një nga kompanitë që ka krijuar një risi në prodhimin dhe shpërndarjen e veshjeve. Nëse firma të tjera si Gap apo H&M duan 5 muaj për të dizenjuar, prodhuar dhe shitur koleksionet e reja, Zara-s i duhen vetëm 3 javë!

Mos humbisni edhe





