Metropolitan

Ndoshta kemi gabuar! CEO-ja dhe kolegia e tij në koncertin e Coldplay mund të mos kenë qenë çift!

 

Ndoshta kemi gabuar! CEO-ja dhe kolegia e tij në koncertin e Coldplay mund
The Coldplay concert


Dy muaj pasi ish-CEO i Astronomer, Andy Byron, u kap mat nga kamerat live në një prej koncerteve të grupit të famshëm Coldplay, duke përqafuar kolegen e tij, Kristin Cabot, e cila ishte gjithashtu edhe drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë e tij, historia mund të jetë ndryshe nga ç’mendonim.
 
Një rikthim në të shkuarën: Andy dhe Kristin u shfaqën në kamerat e koncertit, duke shijuar muzikën dhe Andy e përqafoi nga pas, por sapo vuri re që fytyrën e tij e pa gjithë bota, u mundua shumë që të mbulohej, madje edhe të zhdukej nga vendi ku qëndronte. Më tej, reagimi i tyre u bë viral, CEO-ja u detyrua të jepte dorëheqjen dhe pjesa tjetër është meme.
 
Megjithatë, një burim i afërt me Kristin Cabot, u shpreh se 53-vjeçarja dhe CEO-ja i kompanisë, 51 vjeç, në fakt thjesht ishin miq shumë të afërt, jo 2 tradhtarë. Madje, ajo ishte në proces divorci me ish-bashkëshortin e saj. Nga ana tjetër, Andy është i martuar, por Kristin nuk prishi asnjë marrëdhënie.  

“Kristin dhe Andy kishin një marrëdhënie shumë të mirë në punë, një miqësi të fortë. Nuk ka pasur asnjë tradhti”, tha burimi për People.

Më tej, vijoi:

“Ishte e papërshtatshme të përqafoje shefin tënd në një koncert dhe ajo e pranon plotësisht përgjegjësinë për këtë. Por skandali, humbja e punës; të gjitha këto janë të padrejta.”

Të dy, si Andy, ashtu edhe Kristin, u larguan nga Astronomer pak kohë më vonë dhe kompania deklaroi pas dorëheqjes së CEO-s se: “Liderët tanë priten të vendosin standardin si në sjellje, ashtu edhe në llogaridhënie dhe rishtazi, ky standard nuk u përmbush.”
 
Burimi i afërt me Kristin ngul këmbë se mbulimi mediatik e tejkaloi të vërtetën.

“Është e rëndësishme të theksohet se sa gabimisht është etiketuar Kristin, si “shkatërruese martese,” thotë burimi, duke nënvizuar se ata të dy ishin në koncert me një grup miqsh.

“Është e pabesueshme të shohësh çfarë ka ndodhur dhe sa shkatërruese mund të jetë, jo vetëm për individët, por edhe për familjet e tyre,” shtoi personi anonim, duke theksuar se i gjithë ky keqinformim ka qenë tejet tronditës. "Këta janë njerëz të vërtetë dhe familje të vërteta. Mënyra si njerëzit kanë marrë kënaqësi në kurriz të tyre, është e vështirë të përballohet”.

Burimi bëri me dije se Kristin e ka të vështirë të dalë nga shtëpia dhe se fëmijët e saj e kanë vuajtur shumë këtë periudhë.

 

REELS

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Nisjani toksikut 😂

Iluzioni optik më i famshëm në botë

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!