Metropolitan

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas skandalit të tradhtisë në koncertin e Coldplay

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas skandalit të tradhtisë
X

Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij, pas dramës që shpërtheu për shkak të një momenti viral në koncertin e Coldplay, i cili transmetua në "kiss cam" në mbarë botën.
 
Andy u shfaq duke tradhtuar të shoqen me shefen e burimeve njerëzore të kompanisë dhe menjëherë reagimi i tyre u bë super viral. Kjo solli pezullimin nga detyra të CEO-s dhe zëvendësimin e tij të përkohshëm me Pete DeJoy, bashkëthemelues i kompanisë.
 
Megjithatë, vetë Andy dhe dorëheqjen dhe kompania njoftoi në një përditësim në X të shtunën, më 19 korrik, se Byron "ka dorëzuar dorëheqjen e tij" dhe bordi drejtues "e ka pranuar" atë.

“Në përputhje me atë që kemi deklaruar më parë, Astronomer mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe kulturës që na ka udhëhequr që nga themelimi. Udhëheqësit tanë pritet të vendosin standarde të larta si në sjellje, ashtu edhe në përgjegjësi dhe rishtazi, ky standard nuk u arrit”, thuhet në deklaratë.

Më tej, kompania njofton se do të nisin kërkimet për CEO-n e ri:
 
“Bordi do të nisë kërkimet për CEO-n e ardhshëm, ndërsa bashkëthemeluesi dhe shefi i Departamentit të Produkteve, Pete DeJoy, do të vazhdojë të shërbejë si CEO i përkohshëm”.

“Para kësaj jave, ne njiheshim si pionierë në fushën DataOps, duke ndihmuar ekipet e të dhënave në gjithçka nga analizat moderne deri tek inteligjenca artificiale. Edhe pse ndërgjegjësimi për kompaninë tonë mund të ketë ndryshuar brenda natës, produkti dhe puna jonë për klientët nuk kanë ndryshuar. Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që dimë më mirë: të ndihmojmë klientët tanë me sfidat më të mëdha të të dhënave dhe inteligjencës artificiale”, përfundon deklarata.

Dorëheqja e Andy Byron erdhi vetëm disa ditë pasi momenti nga koncerti u bë viral në rrjetet sociale. Në pamjet e filmuara, shihej çifti dhe mandej, pasi e kuptuan që ishin në ekran, gruaja mbuloi fytyrën, ndërsa burri u ul që të mos dukej.
 
Reagimi i tyre bëri që Chris Martin, vokalisti i Coldplay, të bënte një shaka për publikun duke thënë se ata mund të ishin “duke tradhtuar ose shumë të turpshëm”.
 
Më herët, Astronomer kishte njoftuar në LinkedIn se bordi i saj "kishte nisur një hetim zyrtar mbi këtë çështje" dhe se do të "shpallte më shumë detaje së shpejti", duke theksuar sërish se liderët e kompanisë pritet të jenë shembull.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb