Metropolitan

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani
Getty

Dizajneri i modës, Giorgio Armani, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, njoftoi sot Grupi Armani.

“Il Signor Armani, siç e quanin gjithmonë me respekt dhe admirim punonjësit dhe bashkëpunëtorët, ka ndërruar jetë paqësisht, i rrethuar nga të dashurit e tij", tha Grupi Armani në një deklaratë, duke e përshkruar themeluesin si “një forcë e palodhur.”

“Në këtë kompani, gjithmonë kemi ndjerë sikur jemi pjesë e një familjeje. Sot, me ndjesi të thella, përjetojmë boshllëkun që la ai që themeloi dhe rriti këtë familje me vizion, pasion dhe përkushtim",

I njohur për dekada me radhë në industrinë e modës, Armani ka ndërtuar një markë që shquhet për autenticitetin dhe paraqitjen fantastike nëpër tapetet e kuq të Hollywood-it. 

Në qershor 2025, Armani nuk ishte i pranishëm gjatë Javës së Modës, ku u prezantua koleksioni i ri i Armani-t për meshkuj në Milano. Kjo ngjarje shënoi mungesën e parë të tij në një sfilatë mode të markës së njohur.

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani

Giorgio Armani lindi më 11 korrik 1934 në Piacenza, Itali. Ai ishte fëmija i dytë i një familjeje të thjeshtë. Fëmijëria e tij u ndikua shumë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, ku pa nga afër pasojat e varfërisë dhe pasigurisë, përvoja që e bëri të vlerësonte më shumë thjeshtësinë dhe disiplinën, të cilën e transmetoi edhe në krijimet e tij të mëvonshme.

Fillimisht, ëndërronte të bëhej mjek dhe studioi për pak kohë në Universitetin e Milanos për degën e mjekësisë, por më pas e ndërpreu shkollën për t’u orientuar drejt artit dhe dizajnit.

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani

Fillimet e karrierës

Në vitet ’50, Armani nisi punë si dekorator dritaresh në "La Rinascente", një nga qendrat më të famshme tregtare në Milano. Ky ishte kontakti i parë i tij me botën e modës. Në vitin 1961, ai iu bashkua shtëpisë së modës "Nino Cerruti", ku dizajnoi linjën e veshjeve për meshkuj. Përvoja te kjo markë i dha mundësinë të zhvillonte stilin e tij të pastër dhe elegant, që më vonë do ta bënte të famshëm.

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani

Themelimi i markës Armani

Në vitin 1975, bashkë me partnerin e tij të jetës dhe të biznesit, Sergio Galeotti, themeloi kompaninë "Giorgio Armani" në Milano. Ai nisi të krijonte linjat e para të veshjeve për meshkuj dhe shpejt për femra, duke thyer rregullat e kohës. Kostumet e tij u bënë të njohura për prerjet e pastra, siluetat e lirshme dhe thjeshtësinë elegante, një stil që u shndërrua në simbol të sofistikimit italian.

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani

Suksesi ndërkombëtar

Në vitet ’80, Armani fitoi famë globale falë bashkëpunimit me Hollywood-in. Ai ishte stilisti që solli elegancën italiane në tapetin e kuq, duke veshur aktorë si Richard Gere, Sean Connery, Michelle Pfeiffer dhe shumë të tjerë. Filmi "American Gigolo" (1980), ku Richard Gere veshi kostume Armani, ishte një moment kthese që i hapi dyert e suksesit botëror.

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani

Marka e tij u zgjerua në linja të shumta: "Emporio Armani", "Armani Exchange", "Armani Privé", si dhe "Armani Jeans". Gjithashtu, edhe në fusha të tjera si parfume, orendi shtëpiake, hotele dhe restorante. Kjo e bëri një nga perandoritë më të fuqishme të modës në botë.

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani

Stili dhe filozofia

Armani njihet për stilin minimalist, të rafinuar dhe gjithmonë elegant. Ai shpiku konceptin e “power suit” ("kostumi i fuqisë") që u bë simbol i grave në botën e biznesit në vitet ’80. Për të, veshja duhej të ishte një kombinim i thjeshtësisë, bukurisë dhe rehatisë.

Armani la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme. Ai nuk ishte thjesht një dizajner, por një revolucionar i modës që ndryshoi mënyrën se si njerëzit vishen dhe perceptojnë elegancën. Sot, marka Armani konsiderohet si një nga më të fuqishmet në botë, sinonim i luksit, klasit dhe stilit italian.

 

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.