Metropolitan

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare aktorja legjendare Diane Keaton

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare aktorja legjendare
Getty


Diane Keaton ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Sipas People, ajo ndërroi jetë në Kaliforni, gjatë ditës së djeshme, më 11 tetor 2025. Ende nuk dihen detaje të tjera rreth humbjes tragjike dhe familja, pasi ka konfirmuar lajmin, ka kërkuar privatësi.

Departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles (LAFD) ka konfirmuar se patën një telefonatë nga shtëpia e aktores së njohur dhe transportuan një 79-vjeçare në spital. Arsyet ende nuk janë bërë të ditura për publikun.

Diane Keaton u bë e famshme në vitet ‘70 falë rolit të saj në filmat “The Godfather” dhe bashkëpunimeve me regjisorin Woody Allen. Ajo fitoi Oscar për Aktoren më të Mirë për filmin “Annie Hall” të vitit 1977. Karriera e saj e gjatë përfshinte filma si “The First Wives Club”, bashkëpunime të shumta me regjisoren Nancy Meyers dhe serinë “Book Club”.

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare aktorja legjendare

Aktorja ka lindur në Los Angeles në vitin 1946. Emri i saj i vërtetë ishte Diane Hall dhe familja përbëhej edhe nga tre fëmijë të tjerë, i ati dhe nëna.

Ajo interpretoi në drama gjatë shkollës së mesme dhe pas diplomimit në vitin 1964, ndoqi studime për dramë në universitet. Por shpejt, u tërhoq dhe u zhvendos në New York për të provuar teatrin. Ajo mori mbiemrin e vajzërisë së nënës, Keaton, për shkaqe profesional, sepse tashmë ekzistonte një Diane Hall, e regjistruar në Actors' Equity.

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare aktorja legjendare

Në vitin 1968, Keaton u zgjodh të luante në “Hair” në Broadway. Në vitin 2017, aktorja tha për People se kishte luftuar me buliminë gjatë kësaj periudhe pasi regjisori i shfaqjes i tha se duhej të humbte peshë, edhe pse ajo nuk e fajësonte për sëmundjen e saj. Debutimi i saj në film ishte në “Lovers and Other Strangers” i 1970, por suksesi i madh erdhi kur Francis Ford Coppola e zgjodhi për rolin e Kay Adams, e dashura e Michael Corleone (Al Pacino), në “The Godfather”, i publikuar në 1972.

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare aktorja legjendare

Filmi pati një sukses të madh dhe fitoi Oscar për Filmin më të Mirë. Diane Keaton u shfaq sërish në “The Godfather Part II” në vitin 1974, i cili gjithashtu ishte një triumf dhe fitoi Filmin më të Mirë. Ajo u rikthye edhe në “The Godfather Part III” (1990).

Diane ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me Woody Allen, duke u shfaqur në “Play It Again, Sam” (1972), “Sleeper” (1973) dhe “Love and Death” (1975). Pavarësisht suksesit të hershëm, pasiguritë e saj e shqetësonin dhe ajo nuk do të shikonte kurrë filmat e saj.  

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare aktorja legjendare

Në 1977-ën, Diane luajti rolin kryesor në “Annie Hall” dhe fitoi Oscar si Aktorja më e Mirë. Shumë njerëz spekuluan se filmi ishte bazuar në marrëdhënien mes saj dhe regjisorit.  Më tej, u shfaq në “Interiors” (1978), “Manhattan” (1979) dhe “Manhattan Murder Mystery” (1993). Ajo gjithashtu e mbrojti Allen pas akuzave për ngacmim seksual nga vajza e tij e adoptuar, Dylan Farrow.

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare aktorja legjendare

Rolet i saj më vonë përfshinin “The Family Stone”, “Because I Said So”, “Finding Dory”, “Book Club” dhe “Poms”. Ajo bëri një paraqitje të rrallë televizive në miniserinë e HBO “The Young Pope” (2016). Diane gjithashtu punoi si regjisore, duke drejtuar dokumentarin “Heaven” (1987), “Hanging Up” (2000) dhe një episod të “Twin Peaks”.

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare aktorja legjendare

Diane ka pasur lidhje romantike me Woody Allen, Al Pacino dhe Warren Beatty gjatë jetës së saj. Ajo la pas dy fëmijë, Dexter dhe Duke, të cilët i adoptoi respektivisht në vitin 1996 dhe 2001.

REELS

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do ribashkoheshit edhe ju, apo ç’e do?

Facelift-i i Kris Jenner është mrekullia e 8-të e kohërave moderne

Masazhi që të bën të ndihesh më e lehtë, më e qetë dhe plot energji ✨ Provoje tani dhe zbulo pse të gjithë po flasin për të!

Sot, në datën 9 tetor 2025, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një armëpushimi dhe shkëmbim robërish, nëpërmjet negociatave indirekte që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, Egjipt. Detajet i gjeni në Story.

Janë 2 lloje motrash/shoqes në këtë jetë