Metropolitan

Ndërron jetë në moshën 28-vjeçare futbollisti i Liverpool-it

Ndërron jetë në moshën 28-vjeçare futbollisti i
AP


Sulmuesi i Liverpool-it, Diogo Jota, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Spanjë. Ai ishte 28 vjeç, baba i tre fëmijëve dhe 2 javë para aksidentit tragjik, ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso.

Lajmi i trishtë u raportua fillimisht në mediat portugeze. Sipas të dhënave, futbollisti dhe vëllai i tij, André, 26 vjeç, ishin duke udhëtuar me makinë, kur papritur automjeti doli jashtë rrugës në provincën e Zamoras, duke sjellë edhe vdekjen e futbollistit portugez dhe vëllait të tij.
 
Diogo Jota iu bashkua Liverpool-it në vitin 2020 dhe shënoi 65 gola në 182 paraqitje për klubin. Ai pati kontributin e tij në Premier League, FA Cup dhe Champions League me Liverpool-in dhe ka luajtur gjithashtu me Portugalinë.

Sipas miqve të skuadrës, ai ishte një person jashtëzakonisht i dashur.
 
Jota dhe partnerja e tij u martuan në Porto më 22 qershor dhe njoftuan lajmin në një postim në Instagram disa ditë më parë. Të hënën, bashkëshortja e tij publikoi më shumë foto nga dita e dasmës dhe shkroi: “Ëndrra ime u bë realitet.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rute Cardoso ???? (@rutecfcardoso14)

Kryeministri i Portugalisë, Luís Montenegro, shkroi në rrjetet sociale: “Lajmi për vdekjen e Diogo Jota-s, një sportisti që nderoi shumë emrin e Portugalisë dhe të vëllait të tij, është i papritur dhe tragjik. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tyre. Është një ditë e trishtuar për futbollin kombëtar dhe ndërkombëtar.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb