Metropolitan

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”
Foto: Sophie Kinsella, Isla Fisher/ Getty Images

Autorja britanike Sophie Kinsella, e njohur për serinë e romanëve bestseller "Shopaholic", është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare. Ajo u diagnostikua me një formë agresive të kancerit në tru (glioblastoma) në vitin 2022.

Shkrimtarja, emri i vërtetë i së cilës ishte Madeleine Sophie Wickham, u kujtua nga kolegë e miq si një grua “e mrekullueshme dhe e ngrohtë”.

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”

Familja e saj njoftoi se Sophie u nda nga jeta “e rrethuar nga dashuria, muzika dhe ngrohtësia”, duke thënë se ajo e përballoi sëmundjen me “kurajë të paimagjinueshme”.

Jojo Moyes, autorja e "Me Before You" dhe mike e saj prej 20 vitesh, tha se “nuk kishte takuar kurrë njeri me më shumë hir dhe mirësi”, duke e përshkruar Kinsella-n si tepër të talentuar, inteligjente dhe të thjeshtë, pavarësisht suksesit të madh.

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”

Aktorja Isla Fisher, protagoniste e filmit "Confessions of a Shopaholic", u shpreh se ishte “absolutisht e thyer”, duke e quajtur Kinsella-n “heroinën” e saj.

Kinsella ka shitur mbi 50 milionë kopje librash në më shumë se 60 vende dhe është përkthyer në mbi 40 gjuhë. Ajo nisi të shkruante si fillim me emrin e saj të vërtetë, Madeleine Wickham, për ta ndryshuar më pas në Sophie Kinsella, duke u bërë e famshme ndërkombëtarisht me serinë e romanëve "Shopaholic", pas krijimit të personazhit ikonik Becky Bloomwood.

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”

Përmes humorit, temave reale dhe protagonisteve të ndërtuara me kujdes, ajo u pa si një prej zërave më unikë të romancës komike moderne. Botuesi i saj e përshkroi si një autore me “shpirt të pashuar dhe një trashëgimi të paharrueshme”.

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”

Në vitin 2024 ajo publikoi edhe një novelë mbi diagnozën e kancerit, duke pranuar se “gjithmonë e ka përpunuar jetën e saj përmes shkrimit”.

Kinsella la pas bashkëshortin dhe pesë fëmijët e tyre.

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Sophie Kinsella, author of the "Shopaholic" series, passes away

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”
Photo: Sophie Kinsella, Isla Fisher/Getty Images

British author Sophie Kinsella, known for the bestselling "Shopaholic" series, has died at the age of 55. She was diagnosed with an aggressive form of brain cancer (glioblastoma) in 2022.

The writer, whose real name was Madeleine Sophie Wickham, was remembered by colleagues and friends as a "wonderful and warm" woman.

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”

Her family announced that Sophie passed away "surrounded by love, music and warmth", saying she faced the illness with "unimaginable courage".

Jojo Moyes, the author of "Me Before You" and her friend of 20 years, said she had "never met anyone with more grace and kindness," describing Kinsella as incredibly talented, intelligent and down-to-earth, despite her huge success.

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”

Actress Isla Fisher, the star of the film "Confessions of a Shopaholic," said she was "absolutely heartbroken," calling Kinsella her "heroine."

Kinsella has sold over 50 million copies of her books in more than 60 countries and has been translated into over 40 languages. She began writing under the pen name Madeleine Wickham and became internationally famous with the "Shopaholic" series, creating the iconic character Becky Bloomwood.

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”

Through her humor, realistic themes, and carefully constructed protagonists, she was seen as one of the most unique voices in modern comic romance. Her publisher described her as an author with an “unquenchable spirit and an unforgettable legacy.”

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”

In 2024, she also published a novel about her cancer diagnosis, admitting that she has "always processed her life through writing."

Kinsella left behind her husband and their five children.

Ndahet nga jeta Sophie Kinsella, autorja e “Shopaholic”