Aktori i njohur i humorit shqiptar, Met Bega është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 69-vjeçare. Lajmin e ka bërë publik 'News 24' dhe është konfirmuar edhe nga vajza e aktorit, Matilda Bega. Aktori i njohur vuante që prej vitit 2000 nga sëmundja e Parkinsonit.
Met Bega pati debutimin e parë në vitin 1986 me rolin e tij në filmin "Dy herë mat". Ai është i njohur për rolet e tij në estradën shqiptare në një sërë skeçesh humoristike të viteve '90. Dalja e tij e fundit në skenë do të ishte në varieten "Met Bega Show", mbajtur në Pallatin e Kongreseve.
#showbiz