Amber Heard bëri kërkesën për tu divorcuar nga Johnny Depp, vetëm 15 muaj pasi u martuan në shkurt të 2015-ës. Burime të revistës People kanë raportuar se aktorja 30-vjeçare ka bërë një kërkesë për të pasur shpërblim financiar pas divorcit, duke qenë se ata nuk kanë firmosur një kontratë paramartesore.
Por sipas raportimeve të fundit, aktori u ka kërkuar gjykatësve të refuzojnë këtë kërkesë. 52-vjeçari ka bërë një kundërkërkesë, që të mos i detyrohet asnjë shumë parash Heard pas divorcit. Në kërkesë-divorcin e Amber, si motivacion për ndarjen ishte cituar ‘mospërputhje të papajtueshme’.
Burime pranë çiftit kanë thënë se Heard, e cila është një biseksuale e vetëdeklaruar, nuk është ndier mirë që prej fillimit të martesës, pasi ka hasur një jetë krejt tjetër nga ajo që ishte mësuar të bënte. ‘Përpara fejesës ajo ishte një vajzë boheme që kryesisht frekuentonte vajzat’, ka thënë burimi për People, ‘në festën e tyre të fejesës, ajo po ndihej çuditshëm, sikur nuk po kuptonte se ç’donte aty dhe ç’lidhje kishte me atë vend’
Johnny dhe Amber u njohën në vitin 2011, gjatë xhirimit të filmit ‘Ditari i rumit’, kur ai ishte ende në një marrëdhënie me Vanessa Paradis, me të cilën pati një marrëdhënie 14-vjeçare dhe 2 fëmijë, vajzën Lily-Rose dhe djalin e vogël John Christopher.
Burimi: People; Glamour/ Përgatiti: Genta Hodo