Metropolitan

Nami për telenovelaxhij deri në Meksikë! Ylli i telenovelave e ka me ne

Nami për telenovelaxhij deri në Meksikë! Ylli i telenovelave e ka

Edhe unë që s’kam parë ndonjë telenovelë të saj (kam parë të tjera, të kuptohemi), e njoh Aracely Arambula-n. Është një ndër aktoret më të famshme në botën e telenovelave latine dhe gjejeni pak: ka shumë fansa në Shqipëri dhe tani e di.

Nami për telenovelaxhij deri në Meksikë! Ylli i telenovelave e ka

Seriali “La Doña” (Zonja) që ka Arambula-n si protagoniste transmetohet në kanalin “Stinët” në Digitalb dhe ka ndjekës besnikë që kanë hapur edhe faqe fansash në Instagram, ku bëjnë postime për aktoren.

Një prej këtyre faqeve poston rregullisht foto dhe video të saj dhe së fundmi, i dërgoi Aracely-t asaj një video të kapur nga ekrani me titra shqip. Për të treguar se fama e “La Doña-s” ka ardhur deri në Shqipëri, Aracely e postoi videon në Instagram duke përshëndetur fansat e saj shqiptarë dhe duke shkruar se është shumë e lumtur që puna e madhe për këtë serial iu shpërblye.

“Sa e lumtur jam që “La Doña” transmetohet në kaq shumë shtete”, shkruan ajo duke etiketuar fansat shqiptarë, “Ekip fantastik. Faleminderit për punën, lodhjen dhe përkushtimin, që gjithmonë jep fryte.”

Më në fund, na doli nami për fansa të zjarrtë telenovelash deri në Meksikë. Edhe lodhja dhe përkushtimi ynë u shpërblyen, herët apo vonë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb