Showbiz

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Brezi i ri i këngëtarëve dhe personazheve më të njohur shqiptarë janë adoleshentët e dikurshëm që konkurruan në spektaklet e talenteve, apo ata që që në moshë shumë të re, qenë menjëherë shumë të suksesshëm.   

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Duke parë në Instagram disa nga vajzat e njohura shqiptare, u kujtuam se sa ndryshe ishin kur dolën në fillim, plot naivitet dhe emocione. Sot, ato pozojnë plot vetëbesim dhe si në stil, ashtu edhe në videoklipet që bëjnë, tregojnë se janë rritur me plot kuptimin e fjalës.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Përshembull Xhensila Myrtezaj. Ajo tani është një grua e martuar dhe po mendon të krijojë një familje të madhe me Bes Kallakun, por në fillimet ka qenë vajza e qeshur me sjelljen e pafajshme tek “Ethet 4”, edicioni i fundit i këtij spektakli.

Shikoni si është veshur për të konkurruar në skenë, sipas trendeve të asaj kohe (kapele, xhaketë e shkurtër sipër një bluze të ngushtë të gjatë).

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Dhe shikoni me sa emocion e pret vendimin e jurisë nëse do të vazhdojë apo jo garën.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Pak më e rritur dhe më e sigurt në skenë, edhe pse me një koreografi free style, u shfaq vite më vonë në “Top Fest”, ku konkurroi me këngën “A më do”. Veshja dhe grimi nuk janë ndër më të kuruarat, sigurisht.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Pak kohë pas kësaj do të bëhej e ditur lidhja e saj me Besin dhe më tej, ajo do të konkurronte tek “Kënga Magjike” me këngën “Me ty jam”, ku u shfaq me këto flokë dhe me këtë grim:

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Në intervistën në prapaskenën e “Këngës Magjike”, edhe zëri i Xhensilës kur flet është shumë më ndryshe nga tani, i hollë dhe shumë lozonjar:

Dhe ja sa ndryshe është stili i saj në videoklipet e reja, “Lova” me Granit Dërgutin dhe “Si të jem mirë” me Irkenc Hykën.  Xhensila s’është më e qeshur dhe e pafajshme: ka përshtatur një stil më trasgresiv dhe një qëndrim më serioz.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Po kështu edhe shoqja e saj Samanta Karavello. Samantën e kemi njohur tek “Ethet 2”, kur ishte 14 vjeçe, me këtë fytyrë kaq, kaq të pafajshme.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Pas mbarimit të “Etheve”, Samanta me ish-konkurrentët morën pjesë në Festivalin e Këngës, ku Samanta ishte përsëri, sigurisht, konkurrentja më e re. Ajo konkurroi në festivalin e 2006-ës me këngën “Ylli im polar”.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Qëndrimi në skenë s’ishte ndër më të mirët. Por s’është për t’i vënë faj se pasi ke qenë me muaj të tërë nën gjykimin e ashpër të jurisë me përvojë gjysmëshekullore në muzikë, nuk ke vetëbesimin më të madh dhe përveç kësaj, vazhdonte të ishte 14 vjeç.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Ca vite më vonë, Samanta nuk i kishte ende kaq të shpeshta videoklipet e këngëve, por këndonte tek-tuk në ndonjë festival apo spektakël televiziv. Akoma mbahej mend si Samanta e vogël e “Etheve”, kur këndoi në emisionin “Histori dashurie” në 2009-ën. Edhe stili i saj vazhdonte të ishte po aq vajzëror dhe i ëmbël, plot lule dhe frude dhe fjongo.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Pastaj befas, vendosi të ndryshonte krejtësisht stil dhe të shfaqej me një look prej gruaje të fortë e të pavarur në Top Fest, ku konkurroi me këngën “Femër Fatale”.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Megjithatë, veshja e zezë me perçina, flokët e zinj dhe grimi i rëndë s’ia fshehin dot fytyrën prej bebusheje.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Pas kësaj do t’u hynte videoklipeve me kokë. Kënga e saj e parë që u kthye në hit shumë të njohur nga publiku ishte “Ti s’e din se” me Onat. Këtu, Samanta shfaq një shndërrim të menjëhershëm, duke treguar më shumë lëkurë se ndonjëherë më parë dhe shumë më shumë sensualitet.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Dhe shikoni ç’vetëbesim kanë sytë e saj.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Këngëtarja ka pranuar ndërhyrjen në hundë dhe ka ndryshuar krejtësisht stil. Me look-un në klipet e reja, i vë pikat mbi “i” se nuk është në asnjë lloj mënyre vajza e vogël e pasigurt e “Etheve”.

 Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Një histori ndryshe ka Era Istrefi. Këngëtarja tani e famshme shqiptare nëpër botë, u bë fillimisht e njohur si motra e vogël, bjonde, rebele, e Nora Istrefit. Kënga e saj e parë “Mani për money” u publikua me shumë promovim nga ana e së motrës por edhe e faqeve të VIP-ave shqiptarë në rrjetet sociale, që lajmëronin shpesh se Era, motra e Norës, do të publikonte një këngë.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Duhet thënë se Era që atëherë e kishte përcaktuar mirë stilin e saj: bohem dhe hippie. Vijon ta ruajë këtë stil edhe sot.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Sidoqoftë, pasi eksperimentoi me rastat dhe ngjyra të ndryshme flokësh, Era tani shfaqet me një look më të pastruar, brenda çrregullsisë së stilit të saj.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Kjo u dallua qartë tek videoklipi i këngës “Bonbon” që e bëri të famshme në të gjithë botën. Era e kishte kuptuar se që të godasësh, nuk duhet ta komplikosh shumë veten. Prandaj s’bëri ndonjë gjë të madhe, përveçse veshi këtë parkan e famshme me pellush rozë që urojmë të mos e shikojmë edhe këtë dimër nëpër rrugë.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Videoklipi i saj i parë për tregun ndërkombëtar, “Redrum” e solli prapë bjonde, por shumë larg stilit të saj të përhershëm, që deri atëherë gjithçka përveçse monokrom.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Siç duket, Era vendosi të qëndrojë tek një stil paksa më i thjeshtë, pasi kohëve të fundit e shikojmë të veshur më dark, me ngjyra të errëta dhe së fundmi, i është kthyer edhe ngjyrës natyrale të errët të flokëve.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Beatriks Ramosaj ka rënë shumë në sy kohëve të fundit për përpjekien për të ndryshuar krejtësisht në videoklipin e këngës “Pa ndjenjë”.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

E veshur në të zeza, në një stil ku ndërthuret Rihanna në epoka të ndryshme të saj me Tomb Raider-in, Beatriks Ramosaj do që gjithçka të jetë seksi, duke përfshirë skena në shtrat që nuk janë të censuruara sa ç’mund të prisnim.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Por më parë, edhe Beatriksi kishte një stil shumë më pak të dallueshëm dhe më amator. Tek videoklipi i saj i parë, “Let me love you” në 2011-ën, ajo shfaqej me flokë që ia frynte era pra, freskuesja, dhe sy të lyer me një penel të trashë të zi me bisht në të dyja anët e syrit.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Pastaj po atë vit tek “Kënga Magjike”, Beatriksi u shfaq me një grim akoma më të rëndë tek sytë dhe qerpikë të vënë aq të mëdhenj, sa mezi i mbante sytë hapur. Ajo konkurroi me këngën “Dilema”.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Sidoqoftë, origjina e këngëve seksi të Beatriksit daton në 2013-ën kur konkurroi në “Top Fest” me këngën me titullin provokues: “Prekem ngadalë”. Teksti nuk ka asnjë element erotik dhe kënga është në stilin jazz-blues. Veshja gjithashtu është shumë klasike.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Në 2015-ën, Ramosaj tentoi përsëri në “Top Fest” me një tjetër këngë seksi por këtë herë, përmbante vërtet motive seksi.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Performanca e saj në finalen e “Top Fest 12” përfshin një body të zi lëkure, balerina të veshura si Beatriksi dhe kërcim në tubin e baletit, ku Beatriksi tregon edhe të pasmet e zhveshura.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Kështu që s’është për t’u çuditur që Beatriksi të mbetej tek këngët provokuese, por ka patur gjithmonë eksperimente me këngë më profesionale dhe stil të veçantë.

Sidoqoftë, nga fillimi e deri tani, ndryshimi është shumë i dukshëm.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Nga një vajzë që s’dilte shumë jashtë kornizave xhinse-bluzë-fustan klasik, tani Beatriksi duket shumë e bindur se dëshiron të krijojë impakt me stilin e vet dhe po përpiqet të hyjë në rangun e fashionistave.

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Na u rritën para syve: Sa kanë ndryshuar ish-adoleshentet e famshme!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb