Relationships

4 shenja që dikush në jetën tënde, në heshtje, kënaqet kur ti vuan

4 shenja që dikush në jetën tënde, në heshtje,
Foto: Euphoria (2022)

Jo të gjithë njerëzit që të rrethojnë duan realisht të të shohin duke ecur përpara. Disa janë pranë teje për çdo lajm, çdo dramë, çdo detaj, por energjia e tyre ndryshon çuditërisht sipas asaj që po ndodh me ty.

Nuk është gjithmonë e lehtë për t’u dalluar sepse këta njerëz nuk duken si armiq. Duken “shokë”, “kushërinj”, “kolegë”, madje ndonjëherë edhe njerëz shumë të afërt.

Ja si duken këto situata në jetën reale:

1. Kur ke sukses, reagimi është i vakët. Kur dështon, papritur kanë shumë për të thënë.

E ke vënë re atë momentin kur ndan një lajm të bukur me dikë: një promovim, një projekt të ri, një lidhje që po shkon mirë dhe reagimi që merr është diçka mes “ok” dhe një buzëqeshjeje të ftohtë?

“Mirë, bravo… po a do e përballosh dot?”

“Të shohim sa do zgjasë.”

Por kur gjërat nuk shkojnë mirë? Kur diçka prishet, dështon, mbaron? Papritur analiza bëhet e detajuar. Kanë teori, kanë këshilla dhe komente për çdo hap që bëre gabim. Diferenca në entuziazëm është ajo që flet më shumë se fjalët.

4 shenja që dikush në jetën tënde, në heshtje,

2. Janë gjithmonë shumë kuriozë për dramat e tua

Ka njerëz që kur ti je mirë, janë të zënë. Por sapo ndodh diçka e keqe, janë çuditërisht gjithmonë të disponueshëm.

“Tregomë çfarë ndodhi.”

“Po pastaj çfarë të tha?”

“Po familja çfarë mendon?”

Duket si interesim, por shpesh ka një lloj qetësie të çuditshme në mënyrën si e dëgjojnë historinë tënde. Si të ishte një serial që po ndjekin me shumë vëmendje.

Nëse nuk të japin zgjidhje reale, nuk të lehtësojnë peshën, thjesht shfrytëzojnë situatën për të të parë në telashe.

3. Këshillat e tyre të mbajnë gjithmonë në vend

Sa herë që ti do të bësh një hap përpara, ata janë zëri i parë i dyshimit.

Do të aplikosh për një punë më të mirë?

“Eh, tregu është i vështirë, pse të zhgënjehesh kot.”

Do të nisësh një biznes, një projekt, një ndryshim?

“Po je i/e sigurt? Mos rreziko shumë.”

4 shenja që dikush në jetën tënde, në heshtje,

Sigurisht, kujdesi është i nevojshëm. Por kur çdo hap i yti shoqërohet me frikë, dyshim dhe paralajmërime negative, modeli fillon të bëhet i qartë. Ata nuk po të mbrojnë, por po të frenojnë sepse versioni yt që rritet, guxon dhe arrin gjëra, i vendos ata përballë pasigurive të tyre.

4. Kur je emocionalisht keq, të minimizojnë ndjenjat

Një nga shenjat më të forta është mënyra si reagojnë kur ti je realisht i/e lënduar.

Në vend që të të dëgjojnë, thonë:

“Po ka njerëz me probleme më të mëdha.”

“Mos e bëj kaq të madhe.”

“Je shumë dramatik/e.”

Nuk bëjnë përpjekje për të kuptuar si ndihesh, por ka vetëm ulje të intensitetit të ndjenjave të tua. Dhe kur dikush nuk arrin të tregojë empati në momentet më të vështira, duhet të pyesësh veten pse.

Njerëzit që duan realisht të të shohin mirë, nuk ndihen më mirë kur ti je keq. Ata nuk e përdorin dobësinë tënde si fitore për veten.

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

4 signs that someone in your life is silently enjoying your pain

4 shenja që dikush në jetën tënde, në heshtje,
Photo: Euphoria (2022)

Not all the people around you truly want to see you move forward. Some are there for you through every news, every drama, every detail, but their energy changes surprisingly according to what's going on with you.

It's not always easy to tell them apart because these people don't look like enemies. They look like "friends," "cousins," "colleagues," and sometimes even very close people.

Here's what these situations look like in real life:

1. When you succeed, the reaction is lukewarm. When you fail, suddenly they have a lot to say.

Have you noticed that moment when you share some good news with someone: a promotion, a new project, a relationship that's going well, and the reaction you get is something between "ok" and a cold smile?

"Okay, well done... but can you handle it?"

"Let's see how long it lasts."

But when things don't go well? When something breaks, fails, ends? Suddenly the analysis becomes detailed. They have theories, they have advice and comments on every step you took wrong. The difference in enthusiasm is what speaks louder than words.

4 shenja që dikush në jetën tënde, në heshtje,

2. They are always very curious about your dramas.

There are people who are busy when you're good. But as soon as something bad happens, they're surprisingly always available.

“Tell me what happened.”

"Then what did he tell you?"

"What does the family think?"

It seems like interest, but there's often a strange kind of calmness in the way they listen to your story. As if it were a TV series they're following with great attention.

If they don't give you real solutions, they don't ease your burden, they simply take advantage of the situation to see you in trouble.

3. Their advice always keeps you in place

Every time you take a step forward, they are the first voice of doubt.

Will you apply for a better job?

"Eh, the market is difficult, why get disappointed in vain."

Are you going to start a business, a project, a change?

"Are you sure? Don't take too many risks."

4 shenja që dikush në jetën tënde, në heshtje,

Of course, caution is necessary. But when your every step is accompanied by fear, doubt, and negative warnings, a pattern begins to become clear. They are not protecting you, they are holding you back because the version of you that grows, dares, and achieves things confronts them with their own insecurities.

4. When you're emotionally upset, they minimize your feelings.

One of the strongest signs is the way they react when you are truly hurt.

Instead of listening to you, they say:

"Yes, there are people with bigger problems."

“Don’t make it so big.”

“You are very dramatic.”

They make no effort to understand how you feel, but there is only a diminution of the intensity of your feelings. And when someone fails to show empathy in the most difficult moments, you have to ask yourself why.

People who really want to see you well don't feel better when you're bad. They don't use your weakness as a victory for themselves.