
Getoar Selimi, i cili njihet për epokën e tij të artë në rap-in shqiptar dhe revolucionin që solli në muzikë, shumë rrallë mund të jetë treguar i ndjeshëm publikisht, por kur bëhet fjalë për vajzën e tij, Marget, gjërat ndryshojnë.
Përmes një urimi të bukur në Instagram, ai shprehu ndjesitë që veç një baba mund t’i kuptojë dhe po, është një dedikim shumë i ëmbël.
“Sa shpejt kalojnë vitet, çika ime! U bëre 4 vjeçe, ti më bëre baba me plot kuptimin e fjalës! Tani e gjithë jetën do të mburrem me ty! Marget, ti je gjithçka për mua! Sytë e tu të mëdhenj, plot jetë, më japin forcë e inspirim për çdo gjë”, shprehet reperi.
Më tej, vijon:
“Sa e bukur është të shkruash për ty, por njëkohësisht, aq e vështirë, për shkak të emocioneve, sepse më duket sikur nuk do t’ia dal kurrë ta shpreh atë dashuri të thellë që kam për ty! Gëzuar ditëlindjen, jeta e babit! Paç shëndet, jetë të gjatë e të lumtur! Të dua pafund!”.
View this post on Instagram
Marina Vjollca dhe Geotar Selimi u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit 2021. Emri Marget është bashkim i Marina dhe Getoar.