Showbiz

Gjëja më e ëmbël që do të lexosh sot? Dedikimi i Çiljetës për Albanin ❤️

Gjëja më e ëmbël që do të lexosh sot? Dedikimi i

Çiljeta ka uruar partnerin e saj, ish-portierin Alban Hoxha me një dedikim që edhe nëse nuk beson në dashuri, do të të ndryshojë mendjen. Ai festoi ditëlindjen dhe Çiljeta, si gocë romantike, publikoi një foto të thjeshtë dhe një urim që përmbledh marrëdhënien e tyre disavjeçare.

“Kam zgjedhur këtë foto të thjeshtë nga një ditë e thjeshtë, por një nga ditët tona më të lumtura. Sepse lumturia jonë nuk ka pasur kurrë nevojë për zhurmë, vetëm për një të vërtetë: ne dy, dhe dashuria jonë që nuk dorëzohet kurrë”, e nis ajo dedikimin.

Ajo vijoi duke shkruar se historia nuk ka qenë e thjeshtë, por është ndërthurur me zjarr, zënka, mall, fjalë lënduese, por edhe përqafime shëruese.

“Jemi dy shpirtra që nuk u dorëzuan edhe kur stuhitë kanë dashur të na rrëzojnë. Je babai që e rrit me dashuri dhe me sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi. Na ka parë Zoti teksa qajmë, grindemi, lutemi, kapemi fort dorë për dore dhe ngrihemi sërish. Na ka parë teksa ndërtojmë jetën tonë gur më gur, pa maska, pa lojëra, pa luks të rremë, vetëm me besim, djersë dhe dashuri të vërtetë”, vazhdon urimi.

Më pas, Çiljeta e falenderon partnerin që nuk u largua kur iu duk më e thjeshtë, që ka karakter të hekurt dhe që e zgjedh atë çdo ditë.

“Uroj që Zoti ta mbajë zemrën tënde të fortë dhe të n’dritshme; që ëndrrat e tua të marrin fluturim; që familja jonë të rritet me bekim, me qetësi dhe me gëzime që s’kanë fund; që djemtë tanë të rriten duke parë shembullin e një burri të vërtetë”.

“Të dua sot, nesër dhe çdo ditë që frymoj. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Edhe 100 me shëndet, me begati dhe me Zotin mbi ne”, përfundoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? Ç???????????????????????? ???????????????????????????? ???? (@ciljetaxhilaga)

Çiljeta dhe Albani kanë krijuar një familje të bukur me djalin e këngëtares, Fernandon dhe Bekon, djalin e Albanit nga marrëdhënia me Dorinën, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë 2 javë pasi solli djalin në jetë.

REELS

Quiz: Çfarë i tha???

Arditi dhe e bija Anna, rikthehen pas 7 vitesh me një duet

Ajo ishte vajzë. Grua. Nënë. Motër. Mikeshë. Tani është një numër midis shumë të tjerëve. Pas çdo numri fshihet një histori e ndërprerë. Një jetë e humbur. Femicidi nuk është thjesht një statistikë, por një realitet i dhimbshëm që kërkon reagim dhe jo heshtje. Të paktën 8 gra u vranë vitin e kaluar. Më shumë se 127 në dhjetë vitet e fundit. Çdo humbje është një thirrje për përgjegjësi, për veprim, për ndryshim. Le ta parandalojmë së bashku. Fushata “Derisa vdekja të na ndajë” zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me mbështetjen e @mccann_tirana, së bashku me organizata nga tetë vende të rajonit.

Artistja Mariah Carey nuk beson te koha dhe mire ben. Ajo orientohet me mbylljen e vitit, sa degjon zerin e saj te kumboje online.

Kur lëkura kërkon diçka më shumë se thjesht një hidratim, zgjidhja është Nucleofill nga @cfopharma . 😍 ✨Ky trajtim i avancuar punon në thellësi për të përmirësuar rigjenerimin qelizor, duke përmirësuar elasticitetin dhe hidratimin afatgjatë të lëkurës. Nucleofill është një zgjedhje e sigurt dhe efektive për këdo që kërkon rezultate natyrale, progresive .

👀

Ekskluzivitet. Teknologji. Elegancë që qëndron në kohë. @optika_shqiptaro_gjermane sjell për herë të parë në Shqipëri koleksionet premium të DITA. ✨META EVO ONE është një tjetër histori. Me detaje diamond-pressed dhe konstruksion që s’ka asnjë lidhje me “syze të zakonshme”. Për ata që kërkojnë diferencën e vërtetë, jo vetëm në pamje. 📍 Vetëm në @optika_shqiptaro_gjermane

Ulu katër!

Dua dikë të tillë në jetën time 😭

Ah sikur!