Geoge Clooney ka përfunduar në spital si pasojë e një aksidenti me motoçikletën e tij e cila u përplas me një makinë. Sipas raportimeve, ylli i Hollywood-it ndodhet momentalisht në Sardenjë, ku po filmon seritë e fundit të “Catch-22”.
Mendohet se incidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit kur po largohej nga hoteli në Costa Corallina, provincë në veri të ishullit. Një makinë i ndërpreu gabimisht rrugën dhe askush s’mundi të shmangte aksidentin.
Sipas BBC-së, Clooney ka lëndime tek pjesa e gjurit, dëmtime në legen dhe në njërin krah, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Catch-22” është bazuar në novelën me të njëjtin emër të shkruar nga Joseph Heller. Prodhimi amerikano-britaniko-italian do të shfaqet së shpejti në të 3 shtetet. Intriga zhvillohet në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ku Yossarian, një bombarues i forcave Ajrore të SHBA-së, xhindoset dhe mundohet të luftojë kundër mijërave njerëz që s’i ka takuar kurrë, por që po përpiqen ta vrasin. Clooney luan rolin e Scheisskopf-it, një toger që bëhet kolonel e më pas merr gradën e gjeneralit.