Metropolitan

Mos Telefonin!

Më shkoi nëpër mend të mbyllja Facebook-un, por nuk ishte zgjidhje. Po sa bukur paskemi dalë! E punë e madhe që do të na shohin, unë kisha kaq kohë pa të dashur! Po ia pranoja vetes që isha krenare për Këpucën, doja që të tjerët të viheshin në dijeni për marrëdhënien që kisha me të. I bëra fotos like, për t’i dhënë Asaj mesazhin që isha dakord me hedhjen e fotove pa më pyetur.

– Është akoma pika e mëngjesit dhe ke marrë 57 like, – më thotë Vadiku, – gjysmat ta kanë bërë like nga inati kuptohet. Unë qesh me një sy në Facebook dhe një sy në celular, për të qenë e vëmendshme ndaj sms-ve që Këpuca më dërgonte non stop.

– Vjen Lola sot, – i them, – do dalim për darkë?
– Pse nuk organizohemi për drekë? – Mania e tij për të kundërshtuar është e pashmangshme.
– Sepse do të shkojë në shtëpi më parë, – i them, – gjithsesi nëpërmjet Whatsapp-it kam komunikuar pak, pasi më lajmëroi me email qe po vinte.
– Na u nxi jeta: Facebook, email, Instagram, Whatsapp, Viber… s’po arrijmë të takojmë njerëzit, se konsumohemi online.
Vadiku ka të drejtë, por nuk është zgjedhje e bërë nga ne, mendoj se është diçka e diktuar nga koha e pakët që kemi. Mënyra të tilla na mbajnë gjallë për të mos vdekur, mykyr në zyrë.

Ndahem me Vadikun për të shkuar në shtëpi, ku një dush i ngrohtë më hoqi 2 kilet e tepërta që kisha vënë nga make up-i i një nate më parë. U vesha me një palë xhinse dhe çizme të gjata deri tek gjuri, por të sheshta, dhe një t-shirt të zi të ngushtë dhe fluturova poshtë shkallëve. Në fakt pallati ku jetoj ka ashensor, por meqenëse shqiptarët nuk bien asnjëherë në të njëjtën mendje për çdo gjë në përgjithësi dhe sidomos për pagesat, ashensori ishte jashtë përdorimit, pasi nuk paguhej mirëmbajtja.

Këpuca më priste poshtë. E puthura e tij më zapton të gjithë fytyrën dhe bën me infarkt të gjithë komshinjtë e mi, gjysma e të cilëve monitorojnë të gjitha hyrjet dhe daljet nga pallati.

U nisëm për në Durrës. Dëgjoja zemrën të më rrihte fort. Kjo është ëndërr, për mua po. Ku mund të gjesh sot një djalë kaq të bukur, të kompletuar, me shkollë, punë, prona e më the të thashë, që të të rri dhe pronto?! Ky një gjë duhet ta ketë, mendova. Një gjë që nuk shkon duhet të jetë se s’bën, se s’ka mundësi! Po më shkonte nëpër mend t’i telefonoja Asaj dhe ta pyesja një herë. Ajo me siguri ka informacion për Këpucën. Jo, jo! Do ta pyes nëse e takoj, megjithëse nuk do të jetë nevoja për ta pyetur. Ajo do të më tregojë vetë të gjithë historikun e Këpucës, që nga dita e lindjes, si i vdiq gjyshi, a ka luajtur me karrocë me kushineta dhe deri tek të dashurat, duke i shumëzuar me 100 kuptohet.

Këpuca e ndalon motorin buzë detit, mua më ngjiten flokët nga lagështira pas kokës dhe më humbet i gjithë sharmi.
Këpuca qesh dhe më llaston.

– Mos mendo se të shikon njeri flokët, ti ke gjëra të tjera shumë të bukura për të parë, përveç flokëve.
– Pse, çfarë shikojnë meshkujt? – e pyes.
– Gjoksin, vithet mbase, s’e di, unë të shoh vetëm ty.
– Ti gënjen bukur, – i them dhe e puth butë në buzë. Nuk zgjatem në majë të gishtave, Këpuca ka dëshirë të më puthë dhe përkulet ai mbi mua. Hymë në restorant dhe Këpuca, pasi lë telefonin mbi tavolinë, largohet për të larë duart.

Telefoni i tij është mbi tavolinë! Çfarë të bëj? Ta marr t’ia kontrolloj? Apo është turp? E marr telefonin, ndërkohë që duart me dridhen dhe zemra fillon të më rrahë si e çmendur. Shtyp butonin jeshil dhe më dalin të gjitha thirrjet. Emri im kryeson listën, duke u përsëritur pothuajse në çdo dy apo tri thirrje që ai ka pasur. Nuk shoh asnjë emër të dyshuar ose ndonjë “shpirti një”, “shpirti dy”, apo “shpirti tre”. Kaloj tek sms-të! Vetëm sms-të e mia. Gjaku më ka shkuar në tru dhe sytë më shohin me njolla. Arrij të dalloj që përdor dhe Whatsapp, por nuk mund ta hap. Mbyll telefonin dhe e vendos lehtë mbi tavolinë me një ndjenjë lehtësimi dhe inati që nuk gjeta asgjë. Po çfarë po kërkoja?! Pse kam këtë mani për t’i prishur gjërat e bukura?! Sa turp, çfarë gjesti! Po të ma kishte bërë njeri mua?! Po ky si e mbajtka telefonin pa kod?!

– Çfarë ndodhi, Aline? S’je mirë?
Këpuca u ul në krahun tim dhe më shikonte me habi.

– Asgjë, zemër, – i them, – një shoqja ime më telefonoi që po vjen nga jashtë dhe i duhen disa gjëra nga unë.
– Pa merak, mund ta takojmë në darkë së bashku, apo doni të rrini vetëm? Më thuaj. Po s’ka asgjë për t’u stresuar, do të mbarojmë shpejt këtu. Kisha vetëm dëshirë të të shihja. Sot në mëngjes u zhduke ashtu dhe më mërzite, me thënë të drejtën. Mendova se do të më prisje sa të më dilte gjumi.

– Më fal, ke të drejtë. Pata një rast urgjent nga puna dhe më duhej të kaloja në zyrë.
Ç’po bëja? Gënjeshtra e dytë brenda pesë minutash. Po çfarë t’i thosha? Që nuk isha e sigurt? Që ai mund të kishte kë të donte ne Tiranë, ku raporti është një djalë dhe pesë vajza?!
– OK, këtë herë po të fal, por mos e përsërit më herë tjetër. – Ai qesh dhe më kap nga dora, shihemi në sy gjatë, sikur sapo kemi thënë “Të dua”.

* Aline Bertrand është pseudonim për të ruajtur anonimatin e autores.

REELS

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.