Showbiz

Monika Stafa rrëfen historinë që i ndryshoi jetën: 'Lumturia që ma ndërprenë papritur'

Monika Stafa rrëfen historinë që i ndryshoi jetën:

Monika Stafa botoi librin e saj të ri "KOD". Ish-gazetarja e Top Channel-it dha një intervistë lidhur me librin, ku ndër të tjera rrëfeu edhe fëmijërinë e saj, si vajzë e një të burgosuri, ndonjëherë e gjykuar si e tillë.

Ajo kujton për gazetën "Panorama" sesi kur ishte e vogël, e gjykonin ashpër për sjelljen "jo të hijshme", sepse edhe xhaxhai i saj ishte dënuar për sjellje "jo të hijshme". Një vajzë e rritur plot dashuri nga babai, i cili i mësoi ta donte jetën, një ditë do të mbetej pa akulloret dhe shëtitjet që bënte me të.

"Në një diskutim të vogël, por të nxehtë me një shoqen time të fëmijërisë, teksa grindeshim për diçka që s’e mbaj mend fort mirë, mësova prej saj se duhet të druhesha nga ky qëndrim i ashpër i imi për shkak edhe të një xhaxhai, i cili na paska qenë dikur i dënuar pikërisht për sjellje jo të hijshme, të ngjashme me timen.", kujton ajo.

Më tej, në fëmijërinë e saj të bukur do të shkëputej nga njeriu me më shumë ndikim në jetën e saj, babai. Ai u burgos nga regjimi në burgun më të tmerrshëm të diktaturës, në Spaç. Shokët e shkollës nuk e shihnin me sy tjetër, por mungesa e babait ishte shumë e trishtë për të. Dita kur u kthye ishte e papërshkrueshme.

"Dhe mendoja vetëm një gjë, përse u ndërprenë kaq papritur, përse nuk mundem më të dal shëtitje, të shijoj akulloret me babin tim dhe përse kjo pritje e gjatë e tij pas derës së shtëpisë deri në një çast tjetër kur ai ia behu papritur!!! Çast të cilin vetëm unë e kisha paraparë në ëndërr… sa i bukur ishte ai mëngjes atëherë. Ai kish veshur një kostum të bukur që shndriste i tëri… Mamit kur ia tregova disa javë para se im atë të lirohej, iu mbushën sytë me lot, por asgjë nuk shtoi që prej atij çasti."

Tani Monika Stafa planifikon të vizitojë për herë të parë Spaçin. Sa ishte gjallë, i ati nuk e lejoi ta vizitonte këtë vend. Por ajo e ndjen të nevojshme ta shohë këtë vend ku i ati kaloi shumë vite, bashkë me të vëllanë, xhaxhanë e Monikës.

"Tani që ai nuk është më, unë dua të shkoj. E di se qëllimi i tij ka qenë shumë i lartë, që unë dhe ime motër të mos vuajmë, por ne kemi të drejtë të mësojmë pak më shumë mbi vendin, në të cilën babi ynë u dënua me pa të drejtë, mbi të gjitha për dashurinë që ruante deri në fund për të vëllanë e tij. Kujdesi për të e çoi drejt atyre mureve e ai u dënua për shkak të tij, por kjo nuk e dobësoi atë aspak. Dy vëllezërit pas kësaj u lidhën më shumë, sepse çmimi i lirisë u rrit që prej atyre ditëve."

Burimi: "Panorama"

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb