News

Monika flet për arrestimin e Ilir Metës dhe divorcin: “Nuk ia uroj askujt konfliktin tim familjar”

Monika flet për arrestimin e Ilir Metës dhe divorcin: “Nuk ia

Monika Kryemadhi ka folur për mediat në një deklaratë për shtyp, pas arrestimit të Ilir Metës dhe masës “detyrim paraqitjeje” që është vendosur për deputeten. Kryemadhi u shpreh se prej 7 muajsh nuk ka kontaktuar me ish-bashkëshortin dhe tregoi ndër të tjera se çështja e “inceneratorit të Tiranës” e ka prishur martesën e saj.

“Komunikimi im me Ilir Metën është prej 7 muajsh është zero, me përjashtim të ditës kur erdhi çështja e divorcit në shtëpi. Nuk kam komunikim me të. Sigurisht, në këtë çështje do të punojmë të ndarë. Unë di të them se masa e arrestit për Ilir Metën është një masë arresti që tenton për të zhvilluar edhe më tej konfliktin tonë familjar”.

Më tej, ajo vijoi:

“Gjërat që ata dyshojnë tek unë duan t’ia vendosën Ilir Metës. Unë nuk do e takoj në burg. Po edhe sikur të dua unë, nuk pranon ai. Arrestim më të madh se arrestimi shpirtëror nuk ka. Nuk ia uroj askujt konfliktin tim familjar. Nuk është konflikt i dy njerëzve që janë njohur me shkuesi, apo për interes. Kanë qenë dy njerëz të cilët janë dashur shumë me njëri-tjetrin. Kemi ecur për dore për 33 vjet dhe dëshira ime për të luftuar inceneratorin e Tiranës, çoi në pagimin e një fature shumë të madhe: në prishjen e familjes sime”.

Në qershor të këtij viti, Ilir Meta tha se ai dhe Monika Kryemadhi janë në një proces divorci.

“Znj. Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje. Kam njoftuar edhe djalin tim, Besar Ilir Meta”, u shpreh ish-presidenti.

Dy muaj para divorcit, vetë Kryemadhi në studion e “Opinion” rrëfeu se marrëdhënia e ish-çiftit kishte pësuar krisje:

“Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti, se sigurisht që brenda familjes sonë. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi këto konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Mendjelehtësia më e madhe si te burrat, edhe te gratë qëndron kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetër, por kjo nuk ndodh. Pse nuk ndodh? Nuk ndodh sepse marrëdhënia morale është shumë më e rëndësishme se marrëdhënia financiare”.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Quiz: Çfarë i tha???

Arditi dhe e bija Anna, rikthehen pas 7 vitesh me një duet

Ajo ishte vajzë. Grua. Nënë. Motër. Mikeshë. Tani është një numër midis shumë të tjerëve. Pas çdo numri fshihet një histori e ndërprerë. Një jetë e humbur. Femicidi nuk është thjesht një statistikë, por një realitet i dhimbshëm që kërkon reagim dhe jo heshtje. Të paktën 8 gra u vranë vitin e kaluar. Më shumë se 127 në dhjetë vitet e fundit. Çdo humbje është një thirrje për përgjegjësi, për veprim, për ndryshim. Le ta parandalojmë së bashku. Fushata “Derisa vdekja të na ndajë” zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me mbështetjen e @mccann_tirana, së bashku me organizata nga tetë vende të rajonit.

Artistja Mariah Carey nuk beson te koha dhe mire ben. Ajo orientohet me mbylljen e vitit, sa degjon zerin e saj te kumboje online.

Kur lëkura kërkon diçka më shumë se thjesht një hidratim, zgjidhja është Nucleofill nga @cfopharma . 😍 ✨Ky trajtim i avancuar punon në thellësi për të përmirësuar rigjenerimin qelizor, duke përmirësuar elasticitetin dhe hidratimin afatgjatë të lëkurës. Nucleofill është një zgjedhje e sigurt dhe efektive për këdo që kërkon rezultate natyrale, progresive .

👀

Ekskluzivitet. Teknologji. Elegancë që qëndron në kohë. @optika_shqiptaro_gjermane sjell për herë të parë në Shqipëri koleksionet premium të DITA. ✨META EVO ONE është një tjetër histori. Me detaje diamond-pressed dhe konstruksion që s’ka asnjë lidhje me “syze të zakonshme”. Për ata që kërkojnë diferencën e vërtetë, jo vetëm në pamje. 📍 Vetëm në @optika_shqiptaro_gjermane

Ulu katër!

Dua dikë të tillë në jetën time 😭

Ah sikur!

Monika talks about the arrest of Ilir Meta and the divorce: "I don't wish my family conflict on anyone"

Monika flet për arrestimin e Ilir Metës dhe divorcin: “Nuk ia

Monika Kryemadhi has spoken to the media in a press statement, after the arrest of Ilir Meta and the measure "obligation to appear" that was imposed on the deputy. Kryemadhi said that she has not contacted her ex-husband for 7 months and indicated, among other things, that the issue of the "Tirana incinerator" has ruined her marriage.

"My communication with Ilir Meta has been zero for 7 months, except for the day when the issue of divorce came to the house. I have no communication with him. Of course, we will work separately on this issue. I can say that the arrest measure for Ilir Meta is an arrest measure that tries to further develop our family conflict".

Further, she continued:

"The things they suspect about me they want to put on Ilir Meta. I will not meet him in prison. And even if I love you, he doesn't accept. There is no greater arrest than spiritual arrest. I do not wish my family conflict on anyone. It is not a conflict between two people who are familiar with the visitor, or for interest. They were two people who loved each other very much. We walked hand in hand for 33 years and my desire to fight the incinerator of Tirana led to the payment of a very large bill: the destruction of my family".

In June of this year, Ilir Meta said that he and Monika Kryemadhi are in the process of divorce.

"Mrs. Monika Kryemadhi is already my ex-wife and today I followed the legal path for this issue. I also informed my son, Besar Ilir Meta", said the former president.

Two months before the divorce, Kryemadhi himself confessed in the studio of "Opinion" that the relationship of the former couple had suffered a crisis:

"My marital relationship with Meta is a relationship frozen for the moment due to the conflict in the party, of course within our family. I think that it is not the first time that Ilir Meta and I have these conflicts. We don't have these principled, moral conflicts between each other. Our conflicts are only political conflicts", she said, adding: "The greatest arrogance in both men and women is when they think that they can build their happiness and power by destroying the happiness and family of someone else. but that doesn't happen. Why doesn't it happen? It doesn't happen because the moral relationship is much more important than the financial relationship."

Suggested articles: