Ashley Graham është një nga ato modele që duket e mrekullueshme në çdo moment. Ama, ngaqë nuk i bëjnë masat standarte të industrisë së modës, ka hasur disa probleme me industrinë. Në një intervistë për "New Yorker", ajo tha se nuk mundi të shkojë në ceremoninë e Met Gala në 216-n, sepse asnjë dizenjator nuk pranonte të punonte me të.
Ajo ishte në pritje të një ftese, e cila erdhi shumë vonë. Dhe për shkak të kësaj vonese, asnjë dizenjator nuk pranoi të punonte me të. “S’mund të shkoja me xhinse dhe bluze,” thotë ajo. Ashley thotë se nuk kishte lidhje me masën e saj, ama nëse do të ishte një masë 0 ose 2, nuk do të kishte vështirësi për të gjetur një fustan, pasi dizenjatorët mbajnë përherë modele në këto masa.
Jo më vonë se dhjetorin e kaluar, disa dizenjatorë refuzuan të vishnin modelen për kopertinën e revistës Vogue. Gjërat kanë ndryshuar tani. Ashley thotë se merr veshje hua gjatë gjithë kohës dhe kokat e shtëpive të modës e dinë shumë mirë që do të modifikohen për t’iu përshtatur trupit të saj. Në ceremoninë e këtij viti të Met Gala, Ashley i la të gjithë pa fjalë me një fustan nga H&M Couture.