Kristina Pimenova mund të jetë vetëm 9 vjeç, por që nga mosha 3 vjeçare ka qënë një modele e suksesshme dhe cilësohet si "vajza më e bukur në botë".
Kristina, e cila jeton në Moskë, ka ecur nëpër pasarela që në moshën 4 vjeçare, ka mbuluar kopertinën e Vogue për fëmijë dhe ka qënë imazhi i Roberto Cavalli, Dolce & Gabanna, Armani dhe Benetton mes të tjerash.
Kristinës nuk i mungojnë as legjionet e fansave: më shumë se 2 milion "pëlqyes" në Facebook, por as edhe kritikët, të cilët insistojnë se imazhi i saj po seksualizohet.
Karriera e Kristinës drejtohet nga mamaja e saj, e cila ka qënë edhe vetë modele dhe është ajo që merret edhe me rrjetet sociale të vogëlushes. I ati është një ish-futbollist i kombëtares ruse.
Përveç lotarisë gjenetike që ka fituar, 9-vjeçarja është gjithashtu një gjimnaste e talentuar.
Për sa i përket komenteve, ato janë të shumëllojshme. Disa e dënojnë paraqitjen e Kristinës si një e rritur, ndërsa të tjerë nuk shohin asgjë të keqe në fotot që nëna e saj i poston nëpër Facebook apo Instagram.
Burimi: Daily Mail
#showbiz