Valdrin Lluka, ministër i Ekonomisë së Kosovës, mendon se Loredana Zefi i ka dëmtuar imazhin Kosovës me akuzat që janë ngritur ndaj saj në Zvicër. Siç mund ta keni marrë vesh tashmë, Loredana akuzohet për zhvatje dhe mashtrim nga një grua zvicerane, por çështja është ende e hapur. Këtu mund të lexoni më shumë dhe në fund të artikullit në link, gjeni linqe të tjera në lidhje me çështjen.
Ministri Lluka tha se nuk e njeh personalisht Loredanën, por incidentet e kanë prekur. “Në Kosovë kujdesemi shumë për të mbrojtur imazhin tonë. Kjo ndodh veçanërisht me shtetet që janë miqësore me Kosovën,” tha ai. “Zvicra historikisht na ka mikpritur.”
Lluka shpjegoi më tej se preferon të flasë për shembuj pozitivë si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, futbollistë kosovarë që luajnë për Zvicrën. “Ata tregojnë fytyrën e vërtetë të Kosovës,” tha Lluka për Nau.ch.