Rreth një viti më parë, në një intervistë për revistën “Elle”, Miley Cyrus rrëfeu për herë të parë se ishte pandseksuale. “Kjo do të thotë me të gjithë (preferencat e saj nuk njohin kufij).”-u shpreh ajo asokohe ndërsa në një intervistë të re për “Variety”, artistja ka shpjeguar më mirë domethënien e këtij termi për të. “Nuk ka të bëjë nëse je djalë, vajzë apo dikush në tranzicion. Nuk i shoh njerëzit si ajo që kanë qenë por si ajo që janë tani. Mendoj për atë që kam qenë dhe për atë që jam tani: është një tranzicion në vetvete. Kushdo është ë tranzicion të vazhdueshëm.”- tha ajo. Cyrus gjithashtu rrëfeu momentin në të cilin kishte kuptuar se ishte panseksuale.
“Vajta në një qendër LGBTQ dhe po dëgjoja historitë. Pashë një person në veçanti që nuk identifikohej as si mashkull, as si femër. Duke e parë, dukej i bukur, seksi dhe i fortë, por vulnerabël dhe femërore dhe mashkullore. Pashë veten tek ai njeri më shumë se tek kushdo tjetër në jetën time. Edhe pse mund të dukem shumë ndryshe, njerëzve mund të mos u dukem aq neutrale sa ndihem. Por, unë ndihem shumë neutrale. Mendoj se ai ishte njeriu i parë me gjini neutrale që kisha parë ndonjëherë. Në momentin që e kuptova më mirë gjininë time, kuptova edhe seksualitetin tim dhe mendova ‘Oh, ja përse nuk ndihem as hetero as gay. Sepse nuk jam e tillë.”- shprehet Cyrus.
Ylli i “Wrecking ball” rrëfeu se ajo nuk ndihej as mashkull, as femër dhe mendon se termi LGBTQ duhet të shtohet edhe me një “P”, për fjalën “panseksual”. Ajo gjithashtu u shpreh se për të as fjala “biseksuale” nuk e përcaktonte, pasi ndihej e futur në një kuti. Artistja tregoi se kishte filluar të kuptonte rreth gjinisë dhe seksualitetit në klasë të gjashtë dhe se lidhja e saj e parë kishte qenë me një vajzë.
Burimi: Cosmopolitan