
Nëse menduat se Taylor Swift do të kalonte në heshtje për ish-të dashurën e Travis Kelce, mendojeni sërish. Kënga e saj e re “Opalite” duket se nuk lë vend për interpretime të dyfishta, fansat janë të bindur se rreshtat e saj janë një sulm i rafinuar për Kayla Nicole, ish-partneren e Travis Kelce.
Në vargjet që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, Taylor këndon:
"Ti nuk e kuptoje pse ndiheshe vetëm / Ti ishe realisht aty, ajo në telefon / E ti ishe thjesht një pozë."
Fansat kanë reaguar menjëherë në platforma si X, duke e përshkruar thumbin si të pamëshirshëm.
Kayla Nicole dhe Travis Kelce kanë qenë bashkë për rreth pesë vjet, një lidhje që nisi në Instagram dhe përfundoi mes dramash dhe spekulimesh. Në një video të rikthyer në qarkullim, Kelce shihet duke iu ankuar Kayla-s për përdorimin e tepërt të telefonit. Taylor Swift, me sa duket, nuk e ka harruar.
Kënga “Opalite” besohet t'i jetë dedikuar në tërësi Travis Kelce-it, meqë emri i saj lidhet me gurin e lindjes së Travis-it, i cili ka lindur në tetor dhe ka opalin si gur personal.
Edhe pse Taylor nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi ish-in e partnerit, kjo është hera e parë që ajo “flet” përmes artit të saj dhe me shumë finesë, siç di vetëm ajo.
Në një tjetër intervistë të Kayla-s, ku ajo deklaroi se nuk do të dilte kurrë më me sportistë, por do preferonte dikë në pushtet si një producent apo drejtues kompanie muzikore, fansat gjetën edhe më shumë nëntekst për t’u kapur.