Metropolitan

Merret vendimi: Çfarë do të ndodhë me shkollat

Merret vendimi: Çfarë do të ndodhë me shkollat

Gjatë komunikimit të fundit, ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi vendimin e marrë në lidhje me hapjen e shkollave. Shahini deklaroi se do të bëhet një hapje e pjesshme e shkollave, duke shtuar se provimet e maturës nuk do të shtyhen.

“Hapja e pjesshme e shkollave do të realizohet duke zbatuar të gjitha rregullat. Arsyeja që nuk do ti hapim të gjitha shkollat është numri i lartë i nxënësve dhe sepse disa shkolla janë dëmtuar nga tërmeti. Ky vit do të mbyllet në muajin qershor. Provimet e maturës shtetërore do të mbahen 8-18 qershor 2020. Provimet e klasës së pestë dhe të nëntë do të anulohen. Do të hapim shkollat vetëm për maturantët në 18 maj deri në 5 qershor." - u shpreh ajo.

Për të qenë sa më të mbrojtur, ministrja shtoi se do të ketë reduktim të numrit të nxënësve, duke shtuar se do të ketë një riorganizim nëpër klasa.

“Numri i nxënësve nuk mund të jetë më shumë se 15 nxënës në një klasë. Që të realizojmë një numër kaq të ulët të nxënësve do të përdoren edhe shkollat 9-vjeçare që janë afër shkollave të mesme. Do të ketë rregullore të saktë për të gjithë procesin mësimor, në bazë të urdhërave të Institutit të Shëndetit Publik. Kjo rregullore do të shpërndahet në pak ditë që të gjithë të kenë mundësi të dezinfetojnë shkollat dhe të marrin masat." 

Lajmi është në përditësim

REELS

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

The decision is made: What will happen to the schools

Merret vendimi: Çfarë do të ndodhë me shkollat

During the last communication, the Minister of Education Besa Shahini stated the decision taken regarding the opening of schools. Shahini stated that a partial opening of schools will be made, adding that the Matura exams will not be postponed.

"The partial opening of schools will be realized by applying all the rules. The reason we will not open all schools is the high number of students and because some schools have been damaged by the earthquake. This year will close in June. The state matura exams will be held June 8-18, 2020. The fifth and ninth grade exams will be canceled. We will only open schools for graduates on May 18 to June 5, "she said.

To be as protected as possible, the minister added that there will be a reduction in the number of students, adding that there will be a reorganization in the classrooms.

“The number of students cannot be more than 15 students in a class. In order to achieve such a low number of students, 9-year schools that are close to high schools will also be used. There will be accurate regulations for the whole teaching process, based on the orders of the Institute of Public Health. This regulation will be distributed in a few days so that everyone has the opportunity to disinfect schools and take measures. "

The news is in the update