Arbër Çepani u bë i njohur si fituesi i edicionit të parë të Big Brother në Shqipëri dhe aktualisht është angazhuar me drejtimin e emisionit të mëngjesit në RTSH. Gjithashtu, Arbri ishte në një marrëdhënie jetëgjatë me të dashurën e tij. Një aspekt të jetës që u përpoqën ta mbanin sa më privat. Çifti kishte pesë vite bashkë dhe flitej për një martesë në një të ardhme të paparashikuar.
Në botimin e kësaj fundjave të suplementit Panorama Plus, shkruhet se Arbri i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me të dashurën e lartpërmendur dhe është krah një modeleje shqiptare.
I kontaktuar nga Anabel.al, Arbri as e pohoi dhe as e mohoi lajmin e ndarjes, por u shpreh se i vinte keq që flitej për të dashurën e tij në media, pasi s'është person publik:
“Është ndryshe për mua që jam pjesë e kësaj bote dhe le të themi që gjithë këto vite më është regjur lëkura. Më vjen shumë keq që shkruhen të tilla gjëra publikisht, pasi nuk është e drejtë për të. Nuk ka pse të jetë në vëmendjen e medias.”
Në lidhja e tij 5-vjeçare ka marrë fund apo jo, ai thotë se nuk është diçka që i takon medias.