
Prej ditës së djeshme, ka qarkulluar lajmi se moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania” 3, Meriton Mjekiqi, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Sipas raportimeve të para të Klan Kosovës, Mjekiqi dhe vëllai i tij dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt fizik që ka ndodhur disa ditë më parë, ku ka mbetur i lënduar një 29-vjeçar. Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor” dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia ka bastisur banesën e tyre në Kosovë, por as Meriton Mjekiqi dhe as vëllai i tij nuk janë gjetur në vendngjarje.
Burime të sigurta kanë pohuar për “Pamfleti” se Meritoni ndodhet jashtë Kosovës dhe Shqipërisë dhe se nuk ka qenë në dijeni që është në kërkim nga autoritetet. Në momentin që ka dëgjuar lajmet, ai madje ka shprehur se do të paraqitet vetë para autoriteteve.