Showbiz

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)
Parashqevi Simaku/ Mevlani & Livia/ "Goca & Gra"/ Besi & Xhensila

Ka disa lajme që nuk kalojnë dot filtrin tonë editorial - jo se janë skandaloze, jo se s’kanë pak “lëng”, por se... le ta themi troç: nuk na bindin mjaftueshëm për t’i marrë seriozisht.

Por ja që jetojmë në një botë ku dikush ka parë dikë me dikë, dikush ka bërë “unfollow”, dhe dikush tjetër ka postuar një citat pasivo-agresiv. Dhe njerëzit duan ta dinë.

“Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet” është vendi ku i lëmë të gjitha këto copëza - gjysmë të rëndësishme, gjysmë “për muhabet”, ndonjë thashethem që s’e kemi konfirmuar dot (po as e kemi marrë mundimin ta konfirmojmë) dhe disa detaje që ndoshta janë thjesht fryt i imagjinatës kolektive të rrjeteve sociale.

Këtu mund të gjeni gjithçka: nga “çfarë kanë thënë” te “mos e merr për të sigurt”, e deri te “hë, po këtë pse e lexova?”. Nuk janë lajme që do t’ju ndryshojnë ditën. Janë më shumë si ato reels-at që i sheh pa zë, pa dëshirë...por gjithsesi i sheh. 

Drama Livia – Mevlan – partnerja e tij!

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Lidhe rripin e sigurimit, kemi rrugë për të bërë! E para, Livia seç bëri një deklaratë të gjatë e të gjerë në Instagram, ku shpërtheu ndaj Mevlanit.

“Me ju thënë të drejtën, jam lodhur. Jam lodhur të ndiej në lëkurë një paragjykim që nuk ka lidhje me mua, nuk ka lidhje me historinë teme. Por, gjëja që më ka lodhur më shumë është të toleroj dhe të mbroj një person që nuk diti kurrë me marrë një përgjegjësi dhe luajti me format më të pista, me mua, me prindërit e mi”, u shpreh ajo.

Më tej, vijoi:

"Do ishte më e thjeshtë të heshtja, do ishte më e thjesht të ktheja shpinën e të ecja përpara,  por kur dikush të dëmton shpirtin, kur dikush të qesh në fytyrë ndërkohë që po të bën copë-copë dinjitetin dhe zemrën, aty nuk mbaj më. Jo, nuk jam shkatërruesja e as një çifti, çifti ishte i imi. Jo, nuk e bën një shtatzëni e ndodhur dy net nëpër hotele, një vajzë të jetë “zonja” e situatës. Dhe jo, nuk janë gënjeshtrat që e ndërtojnë një “familje” që praktikisht kurrë nuk ka ekzistuar, por që është një jetë të pavërtetë dhe komentues “farash në shkallë pallati” kanë dëshirë t’i trillojnë për një ose dy paraqitje të shfaqura nëpër ekran”.

Livia shkroi se Mevlani ka jetuar çdo ditë, ka marrë frymë dhe ka ngrënë bukë me të, nga duart e saj. “S’ka ma kthim, por vetëm pasoja”, përfundoi ajo.

Në lajme të tjera, ku qielli duket më blu: Mevlani është bërë baba.

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Përmes një rubrike “pyetje & përgjigje” në Instastory, zbuloi se ka ardhur në jetë Mei, vajza e tij dhe se i ngjan shumë ish-pjesëmarrësit të “Për’Puthen”.

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Partnerja e Mevlanit i kundërpërgjigjet Livias

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Por, partnerja e Mevlanit, e cila sapo është bërë nënë, mori gjithë kohën e botës për t’i kthyer një përgjigje Livias.

“Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh sa ke zgjedhur të jetosh në timen. Kur një grua e pavlerë kerkon vëmendje, vetëm bëhet reklamë për nivelin e saj. Ajo që përpiqet të më mallkojë, harron që unë kam diçka që ajo kurrë s'do ta ketë. Të mendosh që do të fitosh, kjo të ben qesharake!”, shkroi ajo, duke shtuar:
“Por është dikush që më mbron, është dikush që shikon përtej maskave të klounëve”.

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Shumë për të procesuar, e dimë.

Gerta mendon se kampingu të bën fakir :)

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Fakir - Njeri i varfër që është për t'u mëshiruar, njeri i mjerë. (sipas fjalorit). S’na e priste mendja, por fjalën “fakir” do e dëgjonim në një fjali me “aventurat në kamping”, nga Gerta Gixhari, e cila i bëri bashkë në deklaratën e saj në “Goca dhe Gra”.

Moderatoret po flisnin për pushimet verore, kur Kleoniki rrëfeu se ka qenë në Gjipe, në kamping, kur Gerta tha se kampingu është për studentët, se familja nuk shkon në çadër.

Më tej, Gerta tha: “Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq. Tregon sa fakire je” dhe se për pushime shkon që të kënaqesh, jo nga halli.

Bukur Gerta, po ka ca mrekulli natyrore që shijohen më shumë sesa nga dhoma e një hoteli.

Besi dhe Xhensila, të ndarë edhe për ditëlindjen e Ajkës

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ajka mbushi 7 vjeç dhe festoi praktikisht në 2 festa: 1 me babin, Besin dhe 1 me të ëmën, Xhensilën. Të dy prindërit u kujdesën që t’i organizonin nga një festë ditëlindjeje dhe sigurisht, nuk munguan urimet reciproke në rrjetet sociale.

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Meqë ra fjala te ditëlindjet, edhe Luizi mbushi 40 vjeç

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Luizi festoi ditëlindjen e tij të 40-të, së bashku me Kiarën dhe Luna Marinë, vajzën e tyre dhe u shpreh në Instagram se iu deshën 40 vjet për të arritur gjithçka që kishte ëndërruar.

Pra, ky është motivimi yt për sot! Nëse je nën 40 dhe ndihesh i paplotësuar, prit edhe pak…

Parashqevia reagon për lajmet që qarkullojnë rreth saj

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Parashqevi Simaku ka bërë reagimin e parë ndaj lajmeve të rreme që janë përhapur për të. Përmes një postimi në Facebook, ajo shprehet se lajmet dashakeqe nuk kanë lidhje me historinë e saj, se është besimtare dhe se “Zoti do ta nxjerrë të vërtetën në dritë”.

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Edona James lë Kosovën dhe shpërngulet sërish në Gjermani

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Edona James njoftoi ndjekësit e saj se do të shpërngulej sërish në Gjermani, pasi ndihet e pavlerësuar në tregun e Kosovës. Ajo u shpreh ndër të tjera se “më mirë të jem pa famë, sesa të punoj dhe të paguhem vetëm 50 euro”.

Edona tha se për intervista nuk ka marrë asnjë cent dhe është e mendimit se tregu i Kosovës është i padrejtë dhe i pamjaftueshëm.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb