Ajo është një nga supermodelet më të njohura në botë dhe edhe sot, në moshën 45-vjeçare, është një nga femrat më seksi të planetit. Por gjenet përgjegjëse për bukurinë e saj, dukshëm janë të trashëguara nga nëna e saj.
Naomi ka postuar mbrëmjen e djeshme një foto të nënës së saj, 64-vjeçares Valerie Morris e cila duhet thënë, se vetëm si 64 vjeç nuk duket. Në një formë të shkëlqyer, e veshur me një fustan të zi Dolce&Gabbana, Valerie ka marrosur ndjekësit e së bijës. “Krenare për mamin tim,” ka shkruar supermodelja në diçiturën e fotos. E si të mos jetë?