Relationships

Mendimet pas ndarjes: 4 mënyra se si të rikthehesh sërish te vetja

Mendimet pas ndarjes: 4 mënyra se si të rikthehesh sërish te
breakupbreakthrough.com

Nëse sapo ke kaluar një ndarje/divorc, mund të mendosh se nuk do të gjesh kurrë dashurinë, se nuk beson më te burrat⁄gratë, apo se thjesht je një person i padëshiruar. Megjithatë, kjo s’është fare e vërtetë! Është normale të përjetosh vetmi, refuzim dhe trishtim, ama, duhet ta marrësh situatën në dorë dhe të rikthehesh te vetja. Këto janë 5 mënyra që të ndihmojnë:

Kalo kohë me njerëzit që të duan

Kalo kohë me njerëzit që vërtet të duan. Nëse ish-partneri nuk të do më, të ka tradhtuar ose dashuron dikë tjetër, kjo ndjesi mund të jetë shkatërruese, por është e rëndësishme që të kesh kontakt me njerëzit që të duan, dëshirojnë të të shohin mirë dhe të lumtur. Kalo kohë me miken e ngushtë, njerëzit e afërt që të rrethojnë dhe merr nismën që t’i takosh dhe të dalësh nga shtëpia.

Dashuro veten

Shpenzo kohë duke dashur veten. E di që tingëllon si një klishé, por është e vërtetë: për t’u shëruar pas një divorci, duhet të kalosh kohë duke kuptuar se kush je dhe çfarë të pëlqen. Njihe veten në një tjetër dimension! 

Bëj gjërat që të sjellin kënaqësi. Nga gjërat e vogla (blerja e ushqimeve për shtëpinë, gatimi i një vakti të shëndetshëm), te gjërat mesatare (riarredo dhomën e ndenjes me ngjyrën që të pëlqen), duke kaluar te gjërat më të mëdha (bëj një kurs, ndiq një pasion të ri), ky është fiks momenti për të kuptuar çfarë adhuron dhe kush do të jesh pas ndarjes.

Vendos trupin në lëvizje

Bëj sa më shumë aktivitet, sa më shpesh të jetë e mundur! Dil sa më shumë jashtë shtëpisë, lidhu me një mik/e që është po aq entuziast/e sa ti për aktivitetin fizik dhe lëviz!  Ka shumë hulumtime që tregojnë se sa më mirë të ndihemi fizikisht, aq më mirë do të ndihemi emocionalisht. Pra, lëvize trupin! Mos harro: 10 minuta ushtrim janë më mirë se 0 minuta.

Fillo me pak dhe rrite minutazhin në mënyrë graduale. Quhet edhe po të kërcesh me këngën e preferuar, apo të përdorësh shkallët në vend të ashensorit.

Praktiko veprime të vogla mirësie

Nuk mund të kesh direkt energji për veprime të mëdha, por veprimet e vogla janë hapa të vegjël që mund të kenë ndikim të madh. Mjafton një minutë për të dhënë një kompliment, për të qenë shumë e sjellshme me kamarierin, për të përkëdhelur një qen, ose për t’i dërguar një mesazh të ëmbël mikeshës tënde. Këto veprime të vogla bëjnë që jo vetëm personi tjetër të ndjejë kënaqësi, por edhe ti!
 
Së fundmi, ki durim dhe tregohu i/e dashur me veten, çdo ditë! Kërkon kohë, por si përfundim, gjithmonë do të zgjedhësh veten!



REELS

Nucleofil – teknologji rigjeneruese nga @cfopharma @cfopharma_aesthetics Stimulon prodhimin natyral të kolagjenit për një efekt lifting, por pa ndërhyrje kirurgjikale 🤫

Mësuesit imitojnë nxënësit se si sillen kur bie alarmi 😂😂😂

Çfarë do blinit?

Na lërni të jetojmë!!!!!

Oferta gjatë gjithë muajit! Tetori Rozë me @royalbeautytirana 🎀

@denise.alexe 😂😂😂

Miss Kosova dhe ‘her attitude’ bëhen virale kudo në TikTok 💋

@amucaj

Keni kaluar nga @toptanishoppingcenter toptanishoppingcenter këtë fundjavë? Çdo ngjarje e vogel, për një kauzë kaq të rëndësishme lë shenjën e saj! Mos harroni: Asnjë problem s’ka më shumë rëndësi se shëndeti juaj!💕

S’do bëj kurrë dasmë!