Relationships

Më vret ndërgjegja

Letra 1
Pershendetje Anabel,Se di pse po te shkruaj ty,ndohsta nga anonimati..ndoshta nga te pasurit siklet ta ndaj me dike tjeter,Jam e martuar dhe kam nje familje shum te mire,nje femij si engjell e nje burr qe jam me fat qe e kam.Po me ndodh dicka qe dhe vet spo e kuptoj si po arrij ta mendoj..po dashuroj vellain e burrit..Ter kohen mendoj per te,dua ta shoh perher dhe enderroj sikur jam pran tij.Po me vret ndergjegjja se tepermi,si mund te me ndodhte mua kjo...un qe skam pasur kurr nje lidhje tjeter vec burrit qe kam,qe kam jetuar nje lidhje 7 vjecare embushur me dashuri.Shmangem nuk shkoj me as nga vjehrra,po kaloj ne depresion...Kam frik nga cdo gje,sdua te prish kurr familjen.Me jepni nje mendim si mund ta heq kete fiksim se po cmendem....faleminderit

Letra 2
Prsh... Me vret ndergjegja... Kjo eshte gjeja qe me vret cdo dite.cdo nate.cdo ore.cdo sek..ndergjegjia. Ishte 1maji...meqe ishim te gjith ne shpi,vendosem te dalim diku te kalojm diten gjith bashk..dhe shkuam ne plazh.une.mami.babi.motra dhe vllai qe ishin me te vegjel se une. Dita po shkone shume mire per ne.. Deri ne momentin qe vjen daja te na takoj...ai na ofron te ikim te bari qe ishte afer por vllai ishte ne gjume.Ai ishte 5vjec,ndersa une 11. I them mamit shkoni ju se do rri une ktu..ata iken! Une duke luajtur me rere aty afer vllait,duke bere kala... E shoh po flinte.. E shoh mbas pak min..nuk ishte!  Nga shkoj...shoh rrotull,askund Shkoj te mami.as atje.. O zot.ku iku... Nga se kerkuam..thirrem policine. Tere naten e kerkuan.vazhduan kerkimet.zgjaten shume dite por asgje.. Nga shkoj?kush e mori?u mbyt ne det? As ne det nuk u mbyt sepse kishte shume njerez aty..ose trupi do ti dilte.  Shpirti motres.sot jam pa ty..kalun 10vite pa ty..te isha e vemendshme do i kalonim bashk cdo ditlindje..  Une sot shpresoj qe je diku gjall..sepse i vdekur nuk di nga te te qaj. Edhe pse qaj cdo dite per ty...akoma mbaj kpucet qe kishe ate dite.ate dit te tmerrshme per familjen tone..sot jam 21vjece,por jam kot..nje e vdekur ne mes te gjalleve..e mallkoj veten per ate qe ndodhi..Me dhemb shpirti vllai im qe sje mes nesh..

Letra 3
Pershendetje anabel  Gjeja per te cilen me vret ndergjegja cdo dite eshte qe ja fala virgjerin nje person qe eshte tall me mu . Problemi eshte se e doja aq shum dhe e dua akoma.kur isha me ate nuk komunikoja me askend.e gjith bota ishte ai.saqe jam mbyll ne vetvete ,nuk mund te flas me askend se si ndihem,se tgjith e shikojn virgjerin si dicka te shejte , te gjith me mendojne si nje person perfekt,te qeshur,sikur nuk vuaj fare,dhe me thone per shum djem qe te fejohem me ato.por ata duan nje goce te mire,qe te mos e kete perdor askush. Dhe un sajoj ndonje gje qe nuk pranoj se jam shkoll.sepse shkollen e bej part-time dhe nuk dua ta le . Jam aq keq saqe nuk mund te komunikoj me asnje djale .nuk munde ti besoj askujte . Pse duhet te jemi kaq paragjykus ,dhe un jam shum paragjykuse ndaj vetes time.cdo dite e gjykoj si mund ta beja ate gje .kur jemi kaq vend paragjykus  Te qepem as nuk dua.nuk me pelqen ta vazhdoj jeten me genjeshtra.me pelqen te jem e sinqert.por ket gje nuk vlerso askush  U zgjata pak si shum ,por kisha nevoj te shprehesha ,se ne jeten reale nuk mund ta bej dot.flm anabel nese e posto

Letra 4
Me vret ndergjegja... Kam shkuar ,kam pasur maredhenie me te dashurin e shoqes time, me sakte me dashurine me te madhe te jetes se saj. eshte histori qe ka ndodhur disa vite me pare, ne nje moment kur ajo nuk kishte marrdhenie me ate , dhe une dola me dijene e saj vetem per vetem me ate ne fakt per te folur per marrdhenien e tyre darkuam, pime , pastaj aty zbulova edhe shume shume genjeshtra qe me kishte thene ''shoqja ' ime, dmth arsyet e verteta te ndarjes se tyre. sinqerisht qe se kisha cuar kuuuurreeee ne mendje, por ja qe ndodhi e per kte me vret ndergjegja edhe pse jam munduar ta harroj. e bukura eshte se ate dite pat vetem puthje asgje tjeter, por me kalimin e kohes puthjet u kthyen edhe ne marrdhenie seksuale qe vazhduan per disa kohe. aq sa deri diku u afeksionova, dhe po mendoja edhe te kisha lidhje normale, qe edhe po ta merrnin vesh do luftoja. "Shoqja" ime ska mar vesh kurre asgje.

Letra 5
Mbr anabel.po futem direkt ne tem jam nje grua me dy fmi e ndar nuk po them arsyjet e ndarjes se jan shum sa 10 vite martese qe kam.njoha nje djal para 3 vitesh ju betohem qe me te skisha as nje qellim plus qe un me hallen e tij isha shum shoqe dhe nuk e mendoja kurr kte gje me vret ndergjegja per shum gjera ne lidhje me te fakti qe esht 5 vjet me i vogel nga un dhe esht beqar dhe me kerkon te martohem me te si do reagojn njerzit qe me rrethojn? Cfare do thot halla e tij qe per mua ka qen si moter? me vret ndergjegja kur e mendoj e jo me ta jetoj.ju lutem pubikojemi anonim .flm anebel.

Letra 6
Mbrema Anabel. Mbrema Anabelista. Ndergjegjja me bren e me copeton shpirtin cdo dite e me shume. Kam tradhetuar te fejuaren dhe sa here e kam perballe nuk e shoh dot ne sy. Me vjen te vras veten kur e mendoj. Ajo nuk me meriton aspak mua sepse eshte personi me i sinqerte ne bote e ndersa une zhytem e zhytem ne lumin e mashtrimit. Ju do thoni Po VETE TE DESHI B***A QE KE TRADHETUAR. Por nuk eshte ashtu. ..E bla bla bla do them une i justifikuar. Nuk di cte bej qe te harroj njehere e te jem i lumtur prane saj. Me nje ndergjegje te paster. Por e pamundur... V...

Letra 7
Ju lutem botojeni sonte.Jam një nënë e një vajze 7-vjecare me profesion infermiere.Jam fejuar në moshën 15 vjeç,tekë e moshës,thjeshtë më pëlqente burri fizikisht,vazhdova shkollën,burrin gjatë gjithë kohës e kisha greqi,pra më shumë andej se bashkë kjo për arsye ekonomike.Në moshën 22 vjeçare linda gocën.Me burrin kam 14 vjet martesë,por nuk ndiej më për të,u lodhe duke e pritur kaq vjet dhe ndërkohë pëlqej dikë tjetër jashtë shtetit.Tentova të bëj divorc por burri mu lut mu përgjërua,prindëtit më kërcënuan,pra të gjithë kundër dhe s'ika dot.Jam akoma tek prindërit,por burri dhe familja mendojnë që e kam stres,lodhje,nuk më besojnë kur them që s'ndiej asgjë sepse koha fshiu gjithçka.Ju lutem më ndihmoni me ide si t'ua shpjegoj,pasi i kam të gjithë kundër.Burri ska asnjë ves,më do,por unë se dua.Faleminderit

Letra 8
Pershendetje! Apo mos duhej te thoja Mirembrema?Ehuu...spo te degjoj me per sot!!Jam ulur te bari 4 lekesh i lagjes dhe po dehem me vrerin tend ndergjegjia ime!Ora shenon 4:45, ndaj sdua te them mirembrema. Ajo ndergjegjia juaj flet?!Se kjo e imja eshte me keq se ato plakat telendare qe ulerasin ne treg!Vetem te me kundershtoj di..vetem sherr do .Dhe ke?!Mua!!Qe ku se shetis dhe cfare nuk i tregoj .Ka disa dite qe po me quan prokastinatore..Se ku dreqin i ka mesuar keto fjale te pista!Por une nuk e humbas kohen kot.Thjesht jam e ''zene duke mos bere asgje''  Pervec shakase,po me torturon!Ngeli duke me thene cfare te ha,cfare te vesh,si te flas,ku te shkoj..Jane thjesht legjenda urbane ato qe sapo fiton pavaresine nga familja gjithcka ndryshon.Nje m*t ndryshon!!Ec e merru vesh me nje ndergjegje si imja!Po me qan shpirti per pak buke me cokokrem..do e haja pa orar.Por sa here dalim me thote:''I sheh ato rrobat e banjos atje?Te bukura ee?Epo ti harrosh po vazhdove te hash!!!Rri fry syte kur te shohesh ato skilet ne bregdet te bejne parade!:P Eshte e pashpirt po ju them!Sot,ne tren,rruges per ne pune,qendronte perballe nje dy metrosh qe cte t'ju them ori shoqe!!!Doja ti flisja,por cfare dreqin ti thoja?Duke bere nje meditim te gjate dhe te lodhshem prej 1 min me ndergjegjen, e vetmja gje qe arrita te thoja ishte:''Sa ju shkon xheli flokeve!" Me pa njehere..erdhi stopi,doli,u kthye,me pa dhe nje here tjeter!!Mosss e dh***!!Ishalla sme rastis me!Keshtu eshte kur frymezohesh qe ne mengjes!Max nje figure idiote do besh  Por dilema me e madhe shekspiriane me ndergjegjen time ka qene atehere kur nje paciente me pyeti ,nese me kishin torturuar si femije qe te vogel...ueee..Ketu vertete ndodhesh perballe asaj:Te ruaj etiken time profesionale apo ta coj ne djall?!Por ndergjegjia me foli ne ato momente:Ruaj qetesine!Perdore taktin, e dashur! O si nuk kam nje grusht te forte, Ti bij mu ne zemer kesaj ndergjegjese qe ben ze!! Naten

Letra 9
Me vret ndergjegjia! Para 4-5 vitesh u njoha me nje vajz ne fb disa vite me te madhe se vetja. E mora njohjen ashtu per te kaluar kohen ne fillim. Pastaj gjerat filluan te komplikohen. Ajo vinte vec per mua ne tr. Takimet e para ishin thjesht biseda! Une nuk doja ta lendoja,sado e kisha marr lidhjen ashtu "avash" dhe pa synime konkrete. Mbas 6-7 muajsh ku ajo vinte shpesh ne tr per te me takuar,ja kemi kaluar shume mire! Kemi ber gjithshka. Nje nat rreth ores 3-4 kur po flinim gjum ne krevat bashk,kjo me kerkon te bejme dashuri. Dhe ashtu pergjumesh e bem. Por ndodhi nje "aksident" ate nate ajo ngeli shtatzene. Une nuk mundesha ta mbaja dot femijen,por ajo nuk pranoi ta hiqte. Goca ime per disa,muaj mbush 2 vjec dhe une nuk e kam par asnjehere frown emoticon Kete sekret nuk ja kam treguar asnje njeriu. Kam njohur sh vajza te tjera,por kam frik se I zhgenjej :@  Kam 3 vjet qe kam ngecur ne boten time te erret ku nuk shoh dot asnje drit ne fund te tunelit. Me falni nqs kam shkruar me ndonj gabim,por jam me nje dor te fashuar,para 2 ditesh tentova te pres damaret. Dhe mendoj qe prap mund ta bej,sepse shkaktoj sh dhimbje te te tjeret!  Shpresoj te ngelem anonim ashtu si jam ne te vertet!  Faleminderit qe lexuat ate cka une shkrova,por mos bini ne nivelin tim! Mundohuni te mos gaboni!

Letra 10
Pershendetje Anabel Une jam 21 vjece dua te them qe me vret ndergjegjia Per dicka qe kam bere para 4 vitesh Kam qene e lidhur me nje shok klase . Nuk e di nese mundem ta quaj lidhje, thjesh ndihesha mire me te bisedoja per cdo gje qeshnim bashke por nuk I kam dhene asnje puthje dhe Jo me shum por ai filloi te dashurohej me mua. U shprehte Cdo dite por me beri te thoja nje betim qe do te martoheshim bashke dhe I premtova, Por une isha 17 vjece dhe ku kemi tru ne ne ate moshe Anabel. Dhe pastaj pas 1viti u fejova me dike qe me don dhe e dua shum, Por sa here e shoh ne rruge shokun e klases merzitem me vret ndergjegjia Dhe madje me duket si ndeshkim Sepse e shoh shum shpesh me sheh me ato syte e merzitur me thoni duhet te bisedoj me te dhe ti shpjegoj qe ishim adoleshente dhe bem premtome te kota si thoni ju?

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb