E kërkoi vetë! Pas kësaj fotoje, kemi gjithë të drejtën të hamë mistrecen e Norës. Gjatë një sesioni fotografik me të atin, e vogla 2-vjeçare e familjes Istrefi ka dëshmuar se është kryekëput si i ati.
Të dy të shtrirë pranë njëri-tjetrit si dy shokë të mirë, kanë bërë fytyrat më të adhurueshme përpara aparatit. E buzëqeshur, me gojën dhe sytë e hapur, Renee-ja s’mund ta imitonte më bukur të atin.
Kur mami Nora nuk është vërdallë, babi dhe goca e vogël mund të bëjnë ç’të duan. Nuk ka rregulla!