Luana Vjollca sot feston ditëlindjen e saj të 26-ë dhe nuk ka ndërmend të lërë asnjë orë nga 24 t’i shpëtojë pa festuar. Zyrtarisht, festimet nisën në mesnatë ku siç e do dhe zakoni ora 12:00 e gjeti me një super tortë përpara fytyrës së saj.
Dhe kjo nuk ishte hiç gjë. I gjithë instagrami, (ku pjesa më e madhe janë #Luanator) u aktivizua me gjithë ç’kishte për t’ja bërë edhe më të bukur asaj, ditën e lindjes. Në Instastory, ajo ka publikuar disa prej dedikimeve që ndjekësit e saj i kanë kushtuar, duke i falenderuar ata që ia kanë bërë edhe më të lumtur këtë ditë.
E ndërsa pak më parë, moderatorja e ‘Pa Limit’, na tregon se plazhet e jugut ishin destinacioni i radhës, për të cilin e kishte marrë edhe malli.
Bashkë me motrat dhe miket e saj të ngushta, Luana duket se s’ka dashur asgjë tjetër përveç detit jon dhe një perëndimi, që kësaj here shoqërohej me batuta dhe të qeshura mes vajzash. Dhe në fakt, a ka më mirë?