
Dashuria e Fatma Haxhialiut dhe partnerit të saj, Përparim Kadriaj, shënon 20-vjetorin e saj sot dhe arsyen pse lidhja e tyre ka qenë kaq jetëgjatë na e tregoi vetë Fatma, me historinë e tyre si nëpër përralla, të cilën jemi rritur të gjithë duke e ëndërruar:
"Dy studentë, pa asgjë përveç dashurisë që premtuan se do ishin aty për njëri-tjetrin. Ndërtuan gjithçka dalëngadalë, duke shtrënguar fort duart me besimin se dashuria mjafton. Nuk ishte e lehtë, ama në kohët e stuhishme mbijetojnë vetëm ato pemë që rrënjët i kanë të thella," shkroi Fatma në InstaStory.

Në rrëfimin e saj, Fatma nuk flet për “përjetësinë” si ndonjë premtim të madh, por për angazhimin e përditshëm: të jeni aty sot për njëri-tjetrin, e pastaj sërish të nesërmen.
"Ne nuk kemi premtuar kurrë 'përjetësinë', ne kemi premtuar çdo ditë, duke punuar fort që të jemi prapë aty edhe ditën tjetër. Nuk e dimë sa zgjat dashuria, por nuk na ka trembur kurrë kjo, as e ardhmja, sepse ne jetojmë në të tashmen. Ne jetojmë e përjetojmë gjithçka që kemi tani, sikur të mos kishte të ardhme… Dhe ndoshta kjo na bën të duhemi marrëzisht, si ata dy studentët dikur, që tani shikojnë me krenari se sa kanë gjithçka ëndërruar."
Më tej, me tekstin e Alban Skënderajt nga kënga "Unë dhe ti" në sfond, moderatorja tregon se kjo ka qenë pikërisht dhe marrëdhënia e tyre në këto dy dekada: e mbushur me mirënjohje për njëri-tjetrin, edhe në ditët më të vështira:


Fatma gjithashtu veshi sërish bluzën që partneri i saj ia dhuroi 20 vite më parë, në një kohë kur dashuria e tyre ishte e thjeshtë dhe e mbështetur mbi sakrifica, siç thotë dhe ajo vetë. Një gjest i vogël, por me domethënie kaq të madhe sa e përloti partnerin e saj, teksa e surprizoi duke e veshur pas kaq shumë vitesh. Kush po grin qepë tani?! :')
