Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom nuk ishin fituesit e çmimeve të “Golden Globes 2016”, por ata dukeshin shumë të lumtur duke biseduar me njëri-tjetrin në festën e zhvilluar pas spektaklit.
Këngëtarja e "California Girls" u rehatua nën shoqërinë e Bloom në Beverly Hilton Hotel duke folur për një kohë të gjatë me të në seksionin e VIP-ave sipas ENews. Ata gjithashtu kërcyen së bashku nën tingujt e këngës "Rock Your Body" të Justin Timberlake. Ata nuk kanë dale hapur si ccift, por fotot tregojnë shumë afrimitet mes dy artistëve.
Këngëtarja 31-vjeçare ka qenë në një marrëdhënie së fundmi me John Mayer, ndërkohë që 38-vjeçari Bloom është ndarë nga bashkëshortja e tij Miranda Kerr në vitin 2013.
Shfletoni galerinë për të parë fotot e tyre.
Burimi: HuffingtonPost; Përshtati: Klarida Bregaj