Identiteti i boksierit më të mirë të kësaj gjenerate u zbulua dhe ai padyshim është Floyd Mayweather. 38-vjeçari amerikan mundi Manny Pacquiao, boksierin filipinas në atë që është cilësuar si ndeshja më fitimprurëse në historinë e boksit.
Ndeshja u zhvillua në Las Vegas në MGM Grand Garden Arena dhe vendimi për fitoren e Mayweather ishte unanim. Amerikani e ka çuar rekordin e tij profesional në 48-0, duke u cilësuar si një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave. Pas 12 raundesh me intensitet të lartë, 3 anëtarët e jurisë dhanë vlerësimet e tyre që ishin 118-110, 116-112 dhe 116-112.
Në pesë orë ndeshje, amerikani ka realizuar 435 goditje ndaj kundërshtarit të tij, ndërsa filipinasi 429. Megjithatë, Mayweather është treguar shumë më i saktë në goditjet në shenjë me 148 të tilla, përkundrejt 81 të Pacquiao-s.
Pacquiao ndërkohë u shpreh se shkak për humbjen kishte qenë një dëmtim në shpatull, që nuk e kishte lejuar të ishte në performancë maksimale. Megjithatë Pacquiao do të mund të ngushëllohet kur të kontrollojë llogarinë e tij bankare duke qenë se ndeshja mendohet të ketë gjeneruar më shumë se 500 milion $.
Burimi: BBC