Metropolitan

Matthew Perry donte të mbahej mend vetëm për 1 gjë dhe nuk është ‘Friends’

Matthew Perry donte të mbahej mend vetëm për 1 gjë dhe nuk

Matthew Perry e dinte se trashëgimia e tij do të lidhej gjithmonë me "Friends", por ai donte të mbahej mend për kontributin e tij jashtë kamerave.

Aktori, më së shumti i njohur për rolin si personazhi Chandler Bing në sitcom-in “Friends”, ka qenë i hapur për problemet me alkoolin dhe varësinë dhe shkroi sinqerisht për betejat e tij në librin me kujtime “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing”.

Në librin e tij ai shkroi: “Unë mendoj se duhet t’i realizosh të gjitha ëndrrat e tua për të kuptuar se ato janë ëndrrat e gabuara.” “Cilat janë ëndrrat e tua tani?” u pyet ai në podkastin “Q with Tom Power".

“Gjëja më e mirë për mua është nëse dikush vjen tek unë dhe më thotë, ‘Nuk mund të ndaloj së piri, a mund të më ndihmosh?’ Unë i them ‘po’ dhe merrem me të dhe e bëj vërtet. Kjo është gjëja më e mirë,” u përgjigj aktori i ndjerë.

“Dhe e kam thënë për një kohë të gjatë – kur të vdes, nuk dua që ‘Friends' të jenë gjëja e parë që përmendet. Dua që kjo të jetë gjëja e parë që përmendet dhe do të jetoj pjesën tjetër të jetës sime duke e vërtetuar këtë.”

Perry bëri shumë për të ndihmuar të tjerët përsa u përket problemeve me alkoolin dhe varësinë nga substancat narkotike. Për shembull, në vitin 2013, e ktheu shtëpinë e tij në Malibu, të njohur si Perry House, në një objekt jetese për njerëzit që po përpiqeshin të ndalonin përdorimin e alkoolit.

Përpos kësaj, ka mbajtur shfaqje dhe ka shkruar monologë të fuqishëm me mesazhe për varësitë.

Matthew Perry u gjet pa shenja jete në vaskë në shtëpinë e tij në Los Angeles. Një autopsi, në pritje të raportit toksikologjik, do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

REELS

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Matthew Perry only wanted to be remembered for 1 thing and it's not 'Friends'

Matthew Perry donte të mbahej mend vetëm për 1 gjë dhe nuk

Matthew Perry knew his legacy would always be associated with "Friends," but he wanted to be remembered for his contributions off-camera.

The actor, best known for playing the character Chandler Bing on the sitcom Friends, has been open about his problems with alcohol and addiction and wrote candidly about his struggles in the memoir Friends, Lovers and the Big Terrible Thing".

In his book he wrote: "I think you have to realize all your dreams to realize that they are the wrong dreams." "What are your dreams now?" he asked on the "Q with Tom Power" podcast.

"The best thing for me is if someone comes up to me and says, 'I can't stop drinking, can you help me?' I say 'yes' and I deal with it and I really do. That's the best thing,” replied the late actor.

"And I've said it for a long time - when I die, I don't want 'Friends' to be the first thing mentioned. I want that to be the first thing mentioned and I'll live the rest of my life proving it."

Perry did a lot to help others with problems with alcohol and drug addiction. For example, in 2013, he turned his Malibu home, known as the Perry House, into a residential facility for people trying to stop using alcohol.

In addition, he has performed and written powerful monologues with messages about addictions.

Matthew Perry was found dead in the bathtub at his home in Los Angeles. An autopsy, pending a toxicology report, will determine the cause of death.

----news/72746/matthew-perry-donte-te-mbahej-mend-vetem-per-1-gje-dhe-nuk-eshte-friends