News

Mashtroi me agjencinë turistike:Burg për gruan e ish-futbollistit shqiptar

Mashtroi me agjencinë turistike:Burg për gruan e ish-futbollistit

Junida Fortuzi, bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur të kombëtares shqiptare Indrit Fortuzi, u dënua në mungesë me 3 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Tiranës, për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Procesi gjyqësor ndaj saj ka nisur që në nëntor të vitit 2015, pasi një 20-vjeçar ngriti padi se agjencia turistike në pronësi të Junida Fortuzit, i kishte shitur 4 bileta turistike me vlerë 1200 euro, të cilat më pas rezultuan të pavlefshme.

Por, përpara denoncimit, Junida Fortuzi dhe bashkëshorti Indrit Fortuzi ishin larguar jashtë Shqipërisë dhe siç bënë të ditur familjarët e tyre, kishin nisur një jetë të re në Amerikën Latine. Asokohe u tha se aryeja e largimit ishte për shkak se ish-futbollisti kishte humbur shuma të madha parash në baste dhe kishte shumë borxhe të pashlyera.

Sakaq pati edhe një tjetër denoncim në emër të agjencisë turistike të Junida Fortuzit, nga një 47-vjeçar që kishte blerë një biletë në shumën 175 euro, biletë e cila rezultoi e pavlefshme në aeroport.

Burimi: Panorama

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb