News

Martohet Elisa Spiropali

Historia e tyre e dashurisë nuk filloi si një histori e zakonshme. Njohja erdhi në strukturat e FRESH dhe jo në bare e pub-e, siç ndodh rëndomë mes të rinjve shqiptarë. Në ambientet e gazetarëve përshpëritej që Elisa, vajza elegante, por shumë energjike, e sapo kthyer nga studimet në Amerikë dhe kryetare e FRESH, shoqërohej vazhdimisht me një djalë, i cili shmangte të qënurit publik, por tepër aktiv në të gjitha veprimtaritë politike të së majtës.

Pakkush mund të merrte guximin për të pohuar nëse kjo ishte një miqësi mes kolegësh apo fillimi i një historie dashurie. Shumë diskrete për jetën e saj private, ishte e pamuundur të mësojë diçka nga vetë Elisa, si burim i vetëm për të konfirmuar nëse ajo dhe Salarjoni ishin të dashuruar. Dhe diskrecioni shkoi deri aty sa në Tiranën tonë të vogël, ku gjithkush di gjithçka- martesa e Elisës, sot drejtoreshë e Doganave, të mësohet vetëm një javë para se të ndodhë.

MARTESAT TOP-SECRET NË SELINË E PS-SË
Elisa Spiropali nuk është e vetmja që ka arritur të mbajë larg vëmëndjes së medias historinë e saj të dashurisë dhe, për pasojë, edhe martesën. Më parë, kryetari i kësaj partie dhe sot Kryeministri i vendit, Edi Rama, kishte arritur të mbante sekret një lidhje jo aq të shkurtër më Linda Ramën. "Gazeta Panorama" zbuloi lidhjen, si dhe datën e martesës vetëm 4 ditë para ceremonisë. Më pas kolegia, por edhe mikesha e Spiropalit, Olta Xhaçka, arriti të mbajë sekret një lidhje 2-vjeçare me deputetin Artan Gaçi.

NJË MARTESË ELISA STYLE
Sa më shumë shohim Elisën në evente, por edhe me kostumin zyrtar, aq më shumë kuptojmë se ajo ka krijuar tashmë një stil të sajin në pamje, tejet të personalizuar, aq sa ne e kemi quajtur 'Elisa style'.

Në këtë rast, shija e hollë e vajzës 31-vjeçare ndihmohet shumë nga linjat e holla dhe tiparet shumë tërheqëse. Mesa duket, këtë stil të sajin shumë shik dhe elegant ajo e ka ruajtur edhe në detajet e ceremonisë së dasmës. Sipas informacioneve tona, Elisa nuk do të veshë fustanin e rëndë të bardhë që zgjidhet zakonisht nga vajzat kur bëhen nuse, ato të stilit princeshë, por që në fakt nuk janë edhe aq praktike.

Ne mësojmë që Elisa i ka besuar Lili Ismajlit rregullimin e flokëve dhe make up-in, si dhe zgjedhjen e fustanit, një prerje e drejtë, ngjyrë pana, i punuar me dorë, stil "vintage". Kështu Elisa do të ndihet rehat brenda shijeve të saj elegante, siç bën edhe në jetën e përditshme.

NJË DASMË QË PËRJASHTON POMPOZITETIN
Ndryshe nga çfarë mund ta imagjinojë shumëkush, Elisa ka vendosur të bëjë dasmën e vajzës së thjeshtë dhe jo atë të drejtoreshës. Të ftuar do të jenë vetëm familjarë dhe kushurinj, një darkë me rreth 100 të ftuar, e organizuar në një lokal në periferi të Tiranës. Asnjë element të ceremonisë pompoze nuk do të ketë ceremonia e martesës së saj.

Vetëm një festë e dy familjeve, ku natyrisht do të bëhet edhe shkëmbimi i unazave mes çiftit. Kësaj here koleget e saj të Partisë Socialiste dhe të Doganës nuk patën mundësi të merrnin një ftesë dasmë, sepse përndryshe dasma do të humbiste intimitetin e saj. Ndërkohë, nuk dihet nëse ajo do të rezervojë në një kohë të mëvonshme, qoftë edh ndonjë mbasdite, koktejl për ta.

Për të ngrohur atmosferën, janë ftuar familja Qerimi, tëcilët bëjnë muzikë shqiptare, që mesa duket hyn në shijet e çiftit. Gjithashtu, pas martese duket se nuk do të ndryshojë diçka në jetën e dy të rinjve, të cilët aktualisht bashkëjetojnë, por thjesht zyrtarisht do të jenë tashmë burrë e grua.

Burimi: Panorama Plus

#showbiz

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb