Ashtu siç u lajmërua në maj të këtij viti, balerini i famshëm shqiptar, Kledi Kadiu është martuar ditën e djeshme me francezen Charlotte Lazzari.
Pas viteve bashkëjetesë, Kledi dhe 26- vjeçarja, gjithashtu balerinë e kanë kurorëzuar dashurinë në një ceremoni intime në periferi të Romës, buzë liqenit të Bracciano- s.
Ishte Ilir Shaqiri ai që përmes postimeve të shumta në Instagram zbuloi pamje të dasmës së të sapomartuarve.
Ndër të tjerë, të ftuar VIP ishin Anbeta Toromani, Dorian Grori dhe balerina italiane Rosella Brescia.
Nisur nga çfarë u tha në maj, të pranishëm mund të kenë qenë edhe Ermal Meta, Maria de Filippi dhe Klaudia Pepa. Në video shfaqet nusja, me një fustan elegant me bisht të gjatë.
Kledi dhe Charlotte janë prindër të një vajze 2- vjeçare, Leas. Ndoshta zgjedhja e Romës si vendi ku do të mbahej dasma nuk ishte fort e rastësishme.
Vendi njihet anembanë nga turistët dhe vetë romanët si Qyteti i Përjetësisë.