Pas fotove të fundit të shpërndara në Instagram me gërshetat e saj në Karaibe, Marina Vjollca vjen si një zonjë e vërtetë. Moderatorja e ‘Procesi Sportiv” ka publikuar disa foto në kryeqytetin e dashurisë, në Paris, e veshur shumë shik, me ngjyrë të zezë, një çantë Celine dhe me një kapele të kuqe. Në këtë udhëtim ajo nuk ka qenë vetëm , por e shoqëruar nga partneri i saj reperi kosovar Getoar Selimi.
Prej kohësh lidhja e tyre është përfolur në media derisa vetë ata kanë vendosur ta bëjnë publike me anë të fotove të postuara në rrjetet sociale.
GETOARI PRANON: “Asgjë nuk shkëlqen më shumë se ty”.
Reperi i njohur Kosovar për herë të parë ka bërë një deklaratë publike dashurie për partneren e tij. Nën dritat e kullës së famshme Eiffel, në të parën foto sëbashku të publikuar nga çifti ai i shkruan “Asgjë nuk shkëlqen më shumë se ty @marinavjollca”. (foto 2)