Mamaja e aktorit Tom Cruise nuk është në publik që prej muajit prill dhe kjo ka ndezur spekulimet se ajo mund të ketë ndërruar jetë. Dalja e fundit publike e 78-vjeçares Mary Lee South, ishte në 5 prill të këtij viti, mëngjesin e Pashkëve në Los Angeles, thonë burime të 'The National ENQUIRER.'
Të dhënat publike zbuluan se South është vendosur të jetojë në Belmont në Hollywood, ndërsa përpara kësaj ajo ka jetuar me djalin e saj të famshëm në rezidencën e tij në Beverly Hills. Vendondodhja e saj e tanishme është e panjohur dhe burimet kanë ngritur shqetësime lidhur me mirëqënien e saj.
Apartamenti i saj në Belmont ka mbetur bosh dhe frika është që ajo mund të ketë ndërruar jetë. Megjithatë deri më tani asnjë certifikatë mortore nuk është paraqitur në Kaliforni apo në Florida.
Përshtati: Jolinda Levonja
Burimi: radaronline.com