Metropolitan

Maggie Smith, aktorja e sagës “Harry Potter”, ndërron jetë në moshën 89-vjeçare

Maggie Smith, aktorja e sagës “Harry Potter”, ndërron

Aktorja e njohur Maggie Smith, e cila ka luajtur rolin e profesoreshë Minerva McGonagall në sagën “Harry Potter” ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, pranë miqve dhe familjarëve.

Maggie Smith, aktorja e sagës “Harry Potter”, ndërron

Në një deklaratë për BBC, fëmijët e saj, Toby Stephens dhe Chris Larkin u shprehën:

“Me trishtim të thellë njoftojmë humbjen e damës Maggie Smith. Ajo ndërroi jetë e qetë në spital më herët gjatë këtij mëngjesi (27 shtator 2024). Ajo la pas 2 djem dhe 5 nipër e mbesa të cilët janë të shkatërruar nga humbja e nënës dhe gjyshes së tyre të jashtëzakonshme”.

Më tej, deklarata vijon me falenderime për stafin mjekësor dhe ndaj mbështetjes së fansave të aktores. Fëmijë te Maggie kërkuan privatësi në këtë moment kaq tragjik.

Përditësim:

Maggie Smith, emri i vërtetë i së cilës është Margaret Natalie Smith lindi më 28 dhjetor 1934, në Angli. Ajo njihet për rolet e saj komike, por sidomos për performancën në sagën “Harry Potter”. Maggie është një ndër aktoret më të njohura dhe ka fituar 2 çmime Oscar, 5 çmime Bafta, 4 Emmy, 3 Golden Globe dhe 1 Tony.  Gjithashtu, është nominuar 6 herë për çmimin Laurence Olivier.

Smith e ka nisur karrierën e saj që në moshën 17-vjeçare, në rolet në universitetin e Oxford. Ajo debutoi në rolin e Viola-s në “Twelth Night”. Më tej, vijoi me “Rookery Nook”; “Cakes and Ale”; “The Government Inspector” etj. Në Broadway, aktorja debutoi me rolin e saj në “Neë Faces”. Nga viti 1952 e deri në 1968, karriera e saj ka pasur role të shumta në teatër.

Më tej, pati një famë të madhe në filma të ndryshëm, për t’u bërë një ndër aktoret më të dashura për çdo brez, pasi luajti në sagën e “Harry Potter”. Që nga viti 2001 e deri në 2011-ën, ajo mori një vëmendje ndërkombëtare, falë rolit të Minerva McGonagall. Smith u ribashkua me Daniel Radcliffe (Harry Potter), pasi kishin luajtur më parë në filmin “David Copperfield” (1999). Rolet e saj në këtë dekadë kanë qenë shumë të dashura për publikun dhe fansat e librave dhe filmave të “Harry Potter”.

Smith u martua me aktorin Robert Stephens më 29 qershor 1967. Ata patën dy fëmijë, aktorët Chris Larkin dhe Toby Stephens. Më pas, u divorcuan më 6 prill 1975. Smith u martua me Alan Beverly Cross në po të njëjtin vit, deri në vdekjen e tij në vitin 1998.

Smith, përpos roleve të shumta, njihet edhe për filantropinë dhe bamirësitë e saj, të cilat varionin që prej mbështetjes pas tërmetit në Zelandën e Re, dhurimet për kërkimet për gjetjen e kurave për sëmundje e deri te mbrojtja e maceve.

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Maggie Smith, the actress of the "Harry Potter" saga, passes away at the age of 89

Maggie Smith, aktorja e sagës “Harry Potter”, ndërron

The famous actress Maggie Smith, who played the role of Professor Minerva McGonagall in the "Harry Potter" saga, passed away at the age of 89, surrounded by friends and family.

Maggie Smith, aktorja e sagës “Harry Potter”, ndërron

In a statement to the BBC, her children, Toby Stephens and Chris Larkin, said:

"It is with deep sadness that we announce the loss of Dame Maggie Smith. She passed away peacefully in hospital earlier this morning (September 27, 2024). She left behind 2 sons and 5 grandchildren who are devastated by the loss of their extraordinary mother and grandmother."

Further, the statement goes on to thank the medical staff and the support of the actress' fans. Maggie's children asked for privacy at this tragic moment.

The article will be updated.