
Tani që Twitter është në pronësi të Elon Musk, miliarderi George Soros u ka bërë thirrje disa prej kompanive më të rëndësishme në botë që "të heqin dorë nga Twitter", përmes grupeve të financuara prej tij.
Sipas NYP, Elon "po kërkon të zbulojë cili qëndron pas këtyre thirrjeve të bëra publike me anë të një letre të firmosur nga më shumë se 20 grupe liberale".
“Kush i financon këto organizata që duan të kontrollojnë aksesin tuaj ndaj informacionit? Le të hetojmë…” shkroi Musk ditën e djeshme.
Kjo letër është firmosur nga 26 organizata të cilat pretendojnë se “uzurpimi i Twitter nga Elon Musk, do të kontribuojë në toksifikimin e mëtejshëm të ekosistemit tonë të përbashkët informativ, duke u kthyer në një kërcënim direkt ndaj sigurisë publike, sidomos mes grupeve më vulnerabël dhe të margjinalizuara.”
Në letrën e tyre, këto organizata i janë drejtuar firmave të mëdha si Coca-Cola, Disney apo edhe Apple.
Arsyeja e kësaj kërkese radikale, është frika se miliarderi Elon Musk mund tregohet shumë i butë dhe të heqë dorë nga politikat e mëparshme të Twitter të cilat moderonin, filtronin dhe bllokonin postimet me përmbajtje të konsideruar si gjuhë urrejtje apo dezinformim.
Duke iu përgjigjur një komentuesi në Twitter, që pretendonte se George Soros ishte njeriu kryesor mbrapa kësaj letre, Elon Musk bëri një postim duke i bërë thirrje George Soros ta kontaktojë, si edhe “t’i shkruajë atij në DM”.
Disa nga organizatat që kanë firmosur letrën përfshijnë – Media Matters for America, Black Lives Matter, Accountable Tech, UltraViolet (grup feminist), the Center for Countering Digital Hate, the National Hispanic Media Coalition dhe The Free Press Digital Rights group.
Burimi: New York Post