Vendimi i vëllait të madh për të organizuar lojën në çifte nuk doli aq joproduktiv në fund të fundit. Ndonëse pjesa më e madhe e dysheve të krijuara brenda shtëpisë nuk kishin asnjë lidhje me njëra-tjetrën të mbijetuarit po rezultojnë të fortë.
Pas ndarjes përfundimtare të Olsit dhe Fjorentinës, Xheni dhe Bernardi dhe Danieli me Fotininë janë ende bashkë dhe të dashuruar. Madje sipas sinjaleve që kemi marrë së fundmi mund të kemi dhe një fëmijë në horizont. Danieli dhe Fotinia kanë publikuar një foto në Instagramin e tyre të përbashkët ndërsa shijojnë pushimet, por të gjithë i kanë sytë tek barku i Fotinisë.
Të dy kanë vendosur duart tek barku në dukje i rrumbullakosur dhe foton e kanë shoqëruar me diçiturën: ‘Lafoda’s Family’. E kotë të themi që njerëzit janë cmendur duke i përplasur në fytyrë gjithë skeptikëve lajmin e bukur të shtatzënisë, krenarë më shumë se kurrë që votën ia dhanë çiftit të vërtetë të shtëpisë, që brenda lojës ushqenin ndjenja të vërteta për njëri-tjetrin.