Anabelizim

#LLT: Ç’dihet deri tani për sezonin e dytë të ‘Hostel by Anabel’

#LLT: Ç’dihet deri tani për sezonin e dytë të

Formula e “Hostel by Anabel” – që u bazua tek shikuesi i ri, duke kapur dhe duke përpunuar atë që mungonte – rezultoi e suksesshme për të gjithë të lindurit e viteve ’90 – 2000 dhe jo vetëm. Që prej ditës kur u bë publike data e fillimit, pyetje të shumta kanë mbërritur në redaksinë e Anabel ndaj, pak ditë para fillimit, po përmbledhim shkurtimisht gjithë ç’dihet deri sot.

1. Zyrtarisht, që prej 19 marsit, Hostel do të transmetohet çdo të martë në orën 21:00 në Anabel.al, në një platformë speciale të krijuar vetëm për transmetimin dhe arkivimin e emisioneve.

“Unë nuk kam asgjë me televizionet. Televizionin e dua, sepse aty ka qënë shkolla ime e parë mediatike, por jam e lumtur dhe e bekuar që po bëj atë që dua në këtë epokë ku mund të zgjedh lirisht kanalin ku dua të komunikoj. Anabel.al ka qënë ndër të parat që kuptoi fuqinë e online në 2009 dhe audienca jonë, kalon një kohë të konsiderueshme në rrjete sociale. Ndaj nuk e shoh se si do të me ndihmonte më shumë ekrani i vogël.” – u shpreh Dalina Buzi, krijuesja dhe producentja ekzekutive.

#LLT: Ç’dihet deri tani për sezonin e dytë të

2. Në sezonin e parë do të ketë horror dhe jo vetëm. Rubrikat “Me provë” dhe “Anabel Lab” kanë ndryshuar në një mënyrë që s’jua pret mendja. Njerëz pa komplekse, të sinqertë do të provojnë gjëra që askush s’i ka provuar më parë. Me pak fjalë, spektakël!

3. Skeçet e shkurtra të “E ke parasysh kur...” kanë avancuar në një serial të mirëfilltë kinematografik.

4. Megi, Alberta, Dea, Viola dhe Ana do të jenë sërish këtë vit, njësoj, por edhe ndryshe. Ato do të shpalosin një dimension tjetër në serial.

5. Do të ketë personazhe të tjerë përveç vajzave. Ernest Manaj është pjesë gjithashtu, por kasti është shumë më i madh duke bërë bashkë emra të njohur të fushave të ndryshme: Egla Ceno, Ina Gjonçi, Alban Ramosaj, Eni Shehu, Alex Seitaj etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Anabel Life (@anabel_hostel) on

6. Emri i shkurtuar i serialit është #LLT.

“[...] trajton të përditshmen e Tiranës, një Tirane që shumë pak portretizohet në prodhime kinematografike/televizive, por është Tirana që unë njoh, gocat e Anabel njohin dhe të gjithë aktorët pjesëmarrës. Është Tirana e dashurive, ndarjeve, problemeve në familje, në karrierë, Tirana (edhe) e një mentaliteti modern. Tirana ku njerëzit kërkojnë veten dhe njëri- tjetrin. Por më e rëndësishmja, është një Tiranë ku jetohet dhe shpresohet dhe nuk ka zgjidhje të shkurtra si “largimi” për të gjithë.” – u shpreh Dalina Buzi në po të njëjtën intervistë.

7. Skenari i #LLT u ndryshua nga fillimi. Si fillim, drafti i skenarit u pëlqye nga gjithë stafi, por pas disa leximeve në Kindle dhe disa kurseve online me regjisorë e skenaristë të famshëm amerikanë, Dalina Buzi kuptoi që “ia kishte futur kot”. Skenari u rishikua nga fillimi.

8. Do të ketë 16 episode dhe një SUPER finale.

9. Trailer

 

REELS

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

#LLT: What is so far known for the second season of 'Hostel by Anabel'

#LLT: Ç’dihet deri tani për sezonin e dytë të

The Hostel by Anabel formula - based on the new viewer, capturing and elaborating what was missing - proved successful for all those born in the '90s and' 2000s and not only. Since the day when the starting date was announced, many questions have arrived at Anabel's editorial, a few days before the start, we are briefly summarizing what is known to date.

1. Officially, since March 19, the Hostel will be aired every Tuesday at 21:00 at Anabel.al, on a special platform created exclusively for broadcasting and archiving of shows.

"I have nothing on television. I love television because it has been my first media school, but I'm happy and blessed to do what I want in this age where I can freely choose the channel I want to communicate. Anabel.al has been among the first to understand the power of online in 2009 and our audience passes a considerable time on social networks. So I do not see how much the small screen will help me, " said Dalina Buzi, the creator and executive producer.

#LLT: Ç’dihet deri tani për sezonin e dytë të