Më mirë vonë, sesa kurrë!
Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth fustanit të saj në videoklipin e këngës “Flowers”.
Fillimisht, le të sqarojmë historinë dhe thashethemet rreth këtij fustani:
Miley Cyrus ishte e martuar me aktorin Liam Hemsworth, por u ndanë përfundimisht në vitin 2020. Më pas, në vitin 2023, Cyrus publikoi këngën “Flowers”, e cila në thelb flet për dashurinë ndaj vetes, pa pasur nevojë për një partner.
Përtej tekstit, i cili u interpretua gjerësisht si një dedikim ndaj ish-partnerit, ajo që ra në sy ishte një nga veshjet e videoklipit, saktësisht fustani në ngjyrë gold.
Ky fustan përngjante shumë me veshjen e Jennifer Lawrence në premierën e filmit “The Hunger Games” në vitin 2012. Jennifer dhe ish-partneri i këngëtares, Liam, kanë aktruar së bashku në këtë film.
Mjaftoi aq, dhe në internet u përhapën thashetheme që Jennifer mund të ketë pasur një lidhje të fshehtë me Liam ndërkohë që ai ishte me Miley (edhe pse kjo nuk është vërtetuar kurrë dhe vetë Jennifer e ka mohuar publikisht).
Miley mohon thashethemet?!
Së fundmi, këngëtarja sqaroi se nuk ka aspak armiqësi apo hatërmbetje mes saj dhe Lawrence.
Ndërsa po jepte autografe përpara paraqitjes në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, një gazetare e showbiz-it, Melanie Miller, e pyeti drejtpërdrejt:
“Miley, a ishte fustani yt në ‘Flowers’ një referencë ndaj Jennifer Lawrence?”
Cyrus u përgjigj me një buzëqeshje:
“Jo, por e kam adhuruar atë fustan të saj.”
Jennifer Lawrence, nga ana e saj, ka reaguar më herët ndaj këtyre aludimeve gjatë një interviste me Andy Cohen në vitin 2023, ku tha:
“E mora si një rastësi të paqëllimshme.”
Ajo gjithashtu mohoi çdo përfshirje romantike me Liam Hemsworth, duke e quajtur një “thashethem totalisht të pavërtetë.”
Artikuj të sugjeruar:
- Demi Lovato martohet. Interneti: “Prit, a s’është fustani i Miley-t ky?!”
- Si rrallëherë, Miley Cyrus reagon pas zërave për marrëdhënie e ndërlikuar me familjen
- Miley Cyrus flet për sfidat e marrëdhënies me partnerin më të vogël në moshë
- I ati i Miley Cyrus akuzohet nga ish-gruaja për dhunë
- Miley Cyrus thotë se e ka trashëguar të qenit narciste nga i ati