
Lele Pons ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. 29-vjeçarja zbuloi se lindi një vajzë që e quajtën Eloísa, më 26 korrik.
Lajmin e bukur e ndanë vetë Lele dhe partneri i saj, reperi Guaynaa, me një postim të përbashkët në Instagram ku kanë fotografuar këmbën e vogël të vogëlushes dhe shihen duke u mbajtur dorë për dore, si familje e re dhe e lumtur.
View this post on Instagram
Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me një martesë të madhe në Miami, mes yjeve dhe shkëlqimit, në mars të vitit 2023.
View this post on Instagram
Lele dhe Guaynaa njihen që prej 2020-s kur bashkëpunuan në këngën dhe videoklipin “Se Te Nota”. Spekulimet për romancën nisën shpejt dhe më në fund, në dhjetor të atij viti, u deklaruan zyrtarisht si çift me foto romantike nga një udhëtim në ski.